Shqetësimi për djalin 5 vjeç që nuk artikulon mirë tingujt?

Pyetje:

Përshëndetje!

Kam djalin parashkollor dhe tash pasi është koha e festave të fundvitit po mësojnë vjersha por po e vrej që djali nuk po i thotë mirë fjalët dhe po dallohet shumë prej të tjerëve e po ndjehem shumë keq se kam frikë që djali mund të ndjehet keq dhe që mos nuk do të arrij ti mësoj shkronjat, theksoj që djali është 5 vjeç.

Përgjigje:

Përshëndetje, e kuptoj shqetësimin tuaj dhe mendoj që kemi të bëjmë me çrregullim të artikulimit ku mund të zëvendësohen, mungojnë apo ndryshohen tingujt. Poashtu gjatë të folurit mund të largohen tingujt nga fjalët apo mund të shtohen varësisht se si e ka më të lehtë fëmija. Është e rëndësishme që të vlerësohet fëmija nga logopedi dhe ndër të tjerat të bëhet testi i artikulimit për të verifikuar tingujt e keq artikuluar dhe të caktojmë llojin e çrregullimit të artikulimit, varësisht nga rezultati rekomandoj që të ndërhyni tani së bashku me logopedin pasi që është mosha që nuk preferoj të prisni më gjatë, ashtu siç theksuat dhe ju djali mund të filloj të vërej dallimet dhe të ul vetëvlerësimin e poashtu afër keni dhe fillimin e klasës së parë.

Në shtëpi modeloni fjalë ose fraza që fëmija juaj i ka thënë gabimisht, me artikulimin tuaj të saktë por jo duke i bërë presion që fëmija të përsëris fjalën si e keni thënë ju, qëndroni në nivelin e fëmijës kur ia demostroni artikulimin korrekt.

Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts