Si mund ta dalloni nëse fëmija juaj është i varur nga përdorimi i celularit?

 

Përdorimi i celularëve tek fëmijët është i lidhur ngushtë me prirjen drejt një reagimi ndaj dopaminës. Dopamina është një neurotransmetues në tru që vepron si një ndërmjetës kimik midis qelizave nervore. Dopamina çlirohet kur lidhni një aktivitet të caktuar me kënaqësinë ose në situata ku truri pret një shpërblim. Ndjenja e kënaqësisë ose e shpërblimit ju inkurajon të përsërisni një sjellje të caktuar, domethënë trupi juaj kërkon një arsye për të sekretuar më shumë dopaminë. Me një nivel të reduktuar të dopaminës në trup, njerëzit bëhen të pamotivuar dhe i bëjnë gjërat me entuziazëm të reduktuar.

Fëmijët shpesh e lidhin përdorimin e një telefoni inteligjent me diçka që do t’u sjellë kënaqësi, si p.sh. një “like” në rrjetet sociale, kalimi i nivelit tjetër në një lojë online, etj. 

 Shenja e parë që tregon se ka një varësi nga përdorimi i celularit është një reagim i dhunshëm kur hiqet pajisja, zakonisht i shoqëruar me histeri. Mund të çojë gjithashtu në rritje të nervozizmit, padurim, pamundësi për t’u fokusuar në detyrat e shkollës, munges përqëndrimi shqetësime të gjumit, etj.

Nëse vëreni se një nga këto simptomat po bëhen më të theksuara ose që vazhdon për një kohë të gjatë, pasi të keni vendosur kontrollin se sa mund ta përdorë fëmija juaj telefonin, është mirë të kontaktoni një profesionist, d.m.th. psikoterapist për hapat e mëtejshëm. Pra, ndihma është e nevojshme në ato raste kur sjellja e fëmijës pengon funksionimin e tij të përditshëm, në të gjitha situatat kur telefoni i tij nuk është në dispozicion.

  

Ndikimi i celularëve tek fëmijët në periudhën e adoleshencës

Ndërsa fëmijët më të vegjël në përgjithësi nuk krijojnë imazhin e tyre për veten bazuar në informacionin që marrin nga rrjetet sociale, situata mund të jetë e ndryshme për adoleshentët. Gjatë periudhës së adoleshencës, në trurin dhe trupin e fëmijës ndodhin ndryshime të mëdha, të cilat e bëjnë atë më të ndjeshëm kur bëhet fjalë për mënyrën se si ai pranohet në shoqëri, si shihet nga bashkëmoshatarët, dhe si e sheh veten.

 Përdorimi i tepërt i celularit, veçanërisht i aplikacioneve të lidhura me rrjetet sociale, në këtë kuptim mund të jetë shkak i ankthit dhe stresit të madh, veçanërisht nëse një adoleshent kërkon konfirmimin e vlerës së tij përmes mënyrës se si e perceptojnë bashkëmoshatarët e tij në rrjetet sociale.

 

Këtu, roli i prindërve mund të jetë i një rëndësie vendimtare, jo vetëm duke folur për mënyrën se si adoleshentët përjetojnë disa përvoja në internet, çfarë presin nga rrjetet sociale, me çfarë pasigurie përballen, por edhe duke treguar se si të jenë sa më të sigurt kur hulumtojnë gjëra të ndryshme në internet.

 

Për shumicën e njerëzve, celulari përfaqëson një lloj dritareje drejt botës, veçanërisht për adoleshentët që nuk duan ose nuk mund të flasin për tema të caktuara, qoftë edhe me njerëz të afërt.

 Vendoseni veten në mënyrë që fëmija të ndiejë se ju respektoni kufijtë e tij, se dëshironi ta ndihmoni dhe ta drejtoni, pa menduar se është i kërcënuar ose se diçka po i mohohet, dhe ju do të vendosni themelet e një suksesit afatgjatë./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts