Si ta mbroni foshnjën tuaj nga temperaturat e larta?

Si ta ndihmoni fëmijën tuaj dhe ta mbroni atë nga nxehtësia – ju sjellim 4 këshilla të rëndësishme që ulin rrezikun e goditjes nga nxehtësia.

Ardhja e vapës së verës është një sfidë për shumë prindër – si t’i mbroni të vegjlit tuaj ngarrezet e forta të diellit dhe goditjet nga nxehtësia? Foshnjat nuk janë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit të tyre, ndaj janë në rrezik më të madh dhe atyre duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë.

Ashtu si të rriturit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël mund të kenë probleme me gjumin kur temperaturat janë të larta. Është veçanërisht e rëndësishme të tregoheni të kujdesshëm gjatë pushimeve tuaja, ndërsa jeni në plazh me fëmijët, si dhe të planifikoni me kujdes kohën që kaloni në diell.

 

 1. Jo ekspozimit direkt ndaj rrezeve të diellit

  Foshnjat nën gjashtë muaj nuk duhet t’i ekspozohen rrezeve të diellit – veçanërisht nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 kur rrezet e diellit janë më të forta. Aplikoni krem ​​kundër diellit me një SPF në lëkurën e tyre dhe siguroheni që ata të mbajnë një kapelë gjatë gjithë kohës.

 2. Veshje të lehta

Prindërit duhet t’i veshin foshnjat me veshje të lehta veçanërisht veshje me ngjyrë të çelur, sepse veshjet me ngjyrë të çelur reflektojnë pjesën më të madhe të dritës së dukshme, që do të thotë se thithin më pak nxehtësi. 

Ekspertja e gjumit Lucy Shrimpton, e njohur si “Dadoja e gjumit”, shpjegoi se prindërit duhet t’i veshin foshnjat në mënyrë të përshtatshme për temperaturën edhe në ambiente të mbyllura gjatë motit të nxehtë.

 3. Hidratimi

 Kujdesuni që fëmijët të marrin lëngje të mjaftueshme për të evituar humbjen e lëngjeve .Si foshnjat ashtu edhe të rriturit priren të djersiten më shumë gjatë temperaturave të larta. Konsumimi i mjaftueshëm i ujit ndihmon në zëvendësimin e lëngjeve të humbura nga djersitja e tepërt. Nëse foshnja nuk merr ujë të mjaftueshëm, mund të ndodhë dehidratimi gjatë temperaturave të larta dhe si pasoj e kësaj vie tek goditja nga nxehtësia.

 

 4. Bëni dush

 Rifreskojeni fëmijën me ujë, sigurisht jo të ftohtë. Kur është vapë, mund ta bëni dush disa here gjatë ditës por është e rëndësishme që uji të jetë në temperaturë normale./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts