Pyetje:
Pëshëndetje. Si mund ta di nëse vajza ime 9 vjeçare është duke vuajtur nga depresioni? Sepse shoh që është më e tërhequr në vetvete se shoqet e veta por edhe nga fëmijët tjerë që i kam të cilët janë më të gjallë dhe më të shoqërueshëm. Theksoj se nuk ka qenë kështu më herët. Ka qenë më e gjallë dhe më e shoqërueshme dhe ka shpreh interesim për gjërat që sot nuk i shpreh.Jam shumë e shqetësuar.
Përgjigje:
Përshëndetje!
Trajtimi i depresionit tek fëmijët dhe adoleshentët njihet si një ndër çështjet më të rëndësishme të shëndetit publik, duke pasur parasysh ndikimet e dëmshme që shkakton depresioni në zhvillim.
Depresioni është një çrregullim që ndikon në disponim, sjellje dhe në shëndetin e përgjithshëm. Shkakton ndjenja të zgjatura trishtimi, zbrazësi, dëshpërim dhe humbje të interesimit për zhvillimin e aktiviteteve normale të jetës.
Depresioni është karakterizuar nga trishtimi i vazhdueshëm dhe humbje e interesimit për zhvillimin e aktiviteteve normale, e që shoqërohet nga pamundësia për t’i kryer aktivitetet e përditshme jetësore për të paktën dy javë.
Personat me depresion normalisht, kanë disa nga këto reaksione: humbje të energjisë; ndryshim në oreks, çrregullime të gjumit duke fjetur pak a shumë, ankth, përqëndrimi i reduktuar, pavendosshmëri, shqetësim, ndjenja e pavlefshmërisë, fajit ose mungesës së shpresës dhe mendimet për vetëlëndim ose suicid.
Nëse fëmija ndihet i trazuar, nuk është për t’u shqetësuar, por nëse kjo situatë zgjat me javë dhe ndikon në marrëdhëniet që fëmija ka me ambientin që e rrethon, mund të quhet klinikisht depression.Psikologu fillimisht e vlerëson fëmijën nëse ka simptoma që lidhen me depresionin dhe më pas i jep trajtim. Prandaj, nëse fëmija juaj ka këto simptoma, dërgojeni te një psikolog për një konsultë.
Pukjana Geci, Psikologe dhe Terapiste. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia