Si mund të dini se dhimbjet e lindjes janë reale dhe se lindja ka filluar?

 

Keni kaluar rreth 40 javë duke u përgatitur për ardhjen e foshnjës tuaj dhe tani ju duket se çdo tkurrje e pazakontë është fillimi i lindjes.

A ka filluar lindja apo ndoshta jo?

Nuk jeni 100% e sigurt se si do të duket?

Asnjë lindje nuk është e njëjtë me të tjerat. Prandaj nuk është për t’u habitur që shumë gra shtatzëna presin me padurim dhe pasiguri atë moment të rëndësishëm kur do të ndjejnë shenjën se lindja ka filluar.

Janë disa shenja të cilat tregojn se lindja ka filluar

 

Fëmija zbret

Kjo është një nga shenjat më të hershme se lindja është afër – foshnja zbret më poshtë, drejt fundit të legenit dhe gruaja shtatzënë ndonjëherë mund ta ndjejë atë. Por truku është se kjo mund të ndodhë disa javë para fillimit të lindjes, ose vetëm disa orë. Fëmija zbret më afër “daljes” për t’u përgatitur për lindjen dhe për gruan kjo do të thotë më pak presion në diafragmë, por më shumë presion në fshikëzën.

 

Dhimbje e fortë dhe e rregullt

Gjatë gjithë shtatzënisë, mitra përgatitet për lindje, kështu që një grua mund të ndjejë kontraktime më të lehta gjatë pjesës më të madhe të shtatzënisë. Sidoqoftë, kontraktimet reale ndodhin kryesisht në intervale të rregullta dhe janë më të forta se kontraktimet e rreme. Rregulli i përgjithshëm është – nëse ka më shumë se gjashtë kontraktime në një orë dhe nëse ato bëhen më të forta dhe ndodhin në intervale të caktuara – lindja ka filluar.

 

Shpërthimi i ujorit

Në shumicën e rasteve nuk duket sikur disa litra ujë të spërkatur në dysheme në një sekondë. Pas shpërthimit të ujorit, mund të kalojnë ditë para se të fillojë lindja. Edhe pse nuk duhet të nxitoni menjëherë për në spital, kur ju ndodh kjo, sigurohuni që të konsultoheni me një gjinekolog i cili do t’ju këshillojë se çfarë të bëni në bazë të ngjyrës dhe erës së lëngut amniotik.

 

Dhimbje të mesit dhe ngërçe

Kjo është një nga simptomat klasike të lindjes dhe një shenjë që lindja ka filluar. Një grua mund të ndjejë presion të shtuar në legen ose ngërçe, dhe ndoshta një dhimbje të shurdhër në pjesën e poshtme të shpinës.

 

Sekrecione vaginale të përgjakshme

Disa ditë para fillimit të lindjes, një grua shtatzënë mund të vërejë rrjedhje të përgjakshme. Është rezultat i lirimit të tapës së mukusit që mbyll qafën e mitrës gjatë shtatzënisë. Ndërsa qafa e mitrës relaksohet në përgatitje për lindje.

 

Të vjella ose diarre

Disa gra shtatzëna, për një arsye të pashpjegueshme, në fillim të lindjes kanë jashtëqitje të shpeshta, ndërsa disa gra kanë edhe të vjella.  /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts