Dëshira dhe motivimi për të pasur sukses mund të zhvillohen në mënyrë spontane kur fëmija ka hapësirë dhe mbështetje të mjaftueshme për të njohur veten dhe botën përreth tij.
Ambicia e tepruar e prindërve nuk është mënyra e vetme, dhe sidomos jo më e mira, që një fëmijë të ketë “sukses në jetë”.
Kur bëhet fjalë për suksesin në shkollë të një fëmije, prindërit shpesh nuk janë të vetëdijshëm për ankthin që mund të kenë fëmijët nga pritshmëritë e tyre të larta.
Me pritshmëri të mëdha, ne e humbim shikimin e fëmijës si qenie njerëzore.
“Problemi” është se shumë fëmijë do të përpiqen të bëjnë më të mirën për t’i bërë prindërit e tyre të lumtur, domethënë të bëjnë pikërisht ashtu siç dëshironin prindërit e tyre.
Përgatitje për një jetë më të mirë është kontakti, ngritja e vetëbesimit dhe mbështetja e prindërve apo njerëzve të tjerë të rëndësishëm në jetën e fëmijëve kur ata hasin në vështirësi dhe dështime.
Fatkeqësisht, shpesh nga ana e prindërve mungon mbështetja, vullneti, mirëkuptimi për tu përballur me trishtimin, pafuqinë, dhimbjen, frikën, dhe lëndimin e fëmijëve.
Mesazhi që duhet përcjellur fëmijëve është “Unë jam këtu për ty”. Të jesh pranë tij pa u nxituar, në mosvlerësim që padyshim me këtë qasje mund t’i ndrydhni ndjenjat e fëmijës.
Ndihmojeni atë t’i pranojë përvojat e hidhura si dhe dështimet.
Sa e vështirë mund të jetë do të varet, nga mënyra se si prindërit përballen me përvojat e tyre më pak të këndshme të jetës dhe nga ana tjetër, nga çfarë lloj ideje të prindërimit kanë.
Me këtë dua të them nëse ata duhet të lejojnë që fëmija i tyre të jetë i trishtuar dhe i pakënaqur duke ua bërë të dishme se këto emocione janë të natyrshme dhe të pranuara.
Nuk duhet të kesh pritshmëri të mëdha dhe ta ngarkosh fëmijën me aktivitete shtesë.
Prindërit autoritar krijojnë fëmijë të papërgjegjshëm të pasigurt dhe tolerues ndaj dhunës dhe abuzimit emocional. Takoj shumë njerëz që, si fëmijë përmbushin pritshmëritë e prindërve për një kohë të gjatë, pa treguar kurrë rezistencë. Në fund, ata me të vërtetë “ngurtësohen”, dhe më pas, në moshën madhore, ndodh një përplasje me veten e tyre. Vetëm atëherë ata pyesin veten – çfarë është e rëndësishme për mua dhe çfarë dua? Fara e një jete të mirë dhe të lumtur – të cilën të gjithë prindërit e dëshirojnë për fëmijët e tyre (dhe shumë besojnë se është e garantuar nëse ata ofrojnë edukim dhe aktivitete shtesë) fillon pikërisht me trajtimin e kësaj çështje që në moshë të vogël. Kjo nuk do të thotë se të gjitha dëshirat e fëmijëve do të përmbushen – është shumë e rëndësishme që të jemi në gjendje t’i themi jo fëmijës kur ndihemi dhe mendojmë kështu.
Kur ne kujdesemi për një fëmijë në këtë mënyrë, ai fillon të kujdeset për veten dhe natyrshëm i përgjigjet asaj që ka marrë – zhvillon një mirëkuptim për të tjerët. Kështu ndërtohet integriteti dhe dhembshuria, diçka që është e rëndësishme për fëmijët./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”