Si ta ndihmoj foshnjën, pasi nuk ka jashtëqitje për 3 ditë?

Pyetje:
Kam foshnjën dyzet ditëshe, po e ushqej vetëm me gji. Ai ka lindur me 3.5 kg, do pyesja si ta ndihmoj foshnjën, pasi nuk ka jashtëqitje për 3 ditë?

Përgjigje:

Përshëndetje, mungesa e jashtëqitjes për disa ditë nuk është problem i madh nëse fëmija nuk ka ngërçe dhe dhimbje barku. Nëse ka mbushje të pelenave disa herë në ditë dhe nëse kemi shtim normal të peshës trupore mendoj se nuk ka vend për shqetësim.

Ka rëndësi në ditën që realizon jashtëqitjen të jetë jashtëqitje me konsistence normale.Fëmija juaj është vetëm 40 ditë dhe një vizitë e afërt te mjeku Pediatër është hapi i parë, mjeku do të vlerësoj ecurin e deritanishme dhe do të sqaroj çfarë të keni kujdes.

Dr.Ismail Lutolli spec.Pediater

Subspecialist Dietolog-Nutricionist./natalmedia/

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts