Fundi i vitit shkollor, përveç gëzimit dhe kënaqësisë të pushimeve verore, sjell me vete vlerësime dhe testet përfundimtare, të cilat mund të shkaktojnë i stres të madh tek fëmijët, veçanërisht për nxënësit e klasave të ulëta.
Fëmijët në këtë moshë shpesh përjetojnë stres sepse përballen për herë të parë me vlerësimin e njohurive dhe aftësive të tyre, ndërsa ende zhvillojnë aftësi të vetëkontrollit dhe përballimit të presionit. Përveç kësaj, ata duan të përmbushin pritshmërit e prindërve dhe mësuesve, gjë që mund të rrisë presionin te ata.
Fatmirësisht, prindërit këtu mund të ndërhyjnë për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të përballojnë këtë sfidë. Për të zvogëluar stresin dhe për t’ua mundësuar fëmijëve të ndihen më të qetë dhe të sigurt, është e rëndësishme t’i kuptojnë ndjenjat e tyre.
Hapi i parë për t’i ndihmuar të tejkalojnë presionin është të bisedoni me fëmijët për shqetësimet e tyre. Tregoni mirëkuptim dhe jini mbështetës. Fëmijët shpesh kanë nevojë vetëm për dikë që t’i dëgjojë dhe të sigurojë një ndjenjë sigurie dhe mbështetje. Siguroni një hapësirë të qetë dhe të rehatshme ku fëmija mund të mësojë qetësisht.
Bëni pushimet mes mësimeve kjo ndihmonë në përqendrim gjatë mësimit.
Ndihmojeni fëmijën tuaj të zhvillojë një plan mësimi
Një orar që përfshin kohën për të studiuar, luajtur, pushuar dhe fjetur mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të organizohet më mirë dhe të zvogëlojë stresin nga mësimi.
Futja e teknikave të relaksimit, si frymëmarrja e thellë, ekspozimi ndaj natyres ose meditimet, mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të qetësohet dhe të përqendrohet para dhe gjatë mësimit.
Mos harroni edhe inkurajimin pozitiv – lavdëroni përpjekjet e tyre, jo vetëm rezultatet.
Fëmijët duhet të dinë se përpjekjet e tyre janë të rëndësishme dhe të vlerësuara pavarësisht nga rezultati i provimit.
Ato ndërtojnë besimin dhe motivimin tëk fëmijët. Sigurojini fëmijës suaj ushqim të ekuilibruar të pasur me vitamina dhe minerale dhe gjumë të mjaftueshëm.
Një mënyrë jetese e shëndetshme ka një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë për t’u përqendruar dhe për të zvogëluar stresin
Ndihma për të mësuar nëpërmjet lojërave dhe aktiviteteve argëtuese mund ta bëjë mësimin më interesant dhe më pak stresues.
Kuizet, lojërat edukative ose zgjidhja e detyrave së bashku mund të jenë mënyra të shkëlqyera për ta bërë mësimin më argëtues.
Mësojini fëmijës strategji të thjeshta gjatë provimeve, si zgjidhja e detyrave më të lehta së pari, leximi me kujdes i të gjitha udhëzimeve dhe lënia e kohës për të kontrolluar përgjigjet.
Nëse vëreni se stresi i fëmijës suaj është i tepruar dhe ndikon në shëndetin dhe jetën e tij të përditshme, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga një psikolog. Me mbështetjen, mirëkuptimin, dashurinë dhe këto pak udhëzime, me siguri do ta ndihmoni nxënësin tuaj të vogël ta mbyllë vitin shkollor me një buzëqeshje në fytyrë./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”