Shkruan: Luljeta Kastrati
Infermiere
TEMPERATURA TE FËMIJËT
Temperatura është gjendje fiziologjike e organizmit të njeriut e cila brenda suazave normale (36.5-37.5°C) nuk paraqet patologji. Çdo ulje apo rritje e vlerave normale të saj në organizem shkakton disbalancë të funksionimit normal të organizmit.
Si matet temperatura?
Janë disa mënyra se si mund ta matim temperaturen, p.sh. nënat mund të orientohen se a ka fëmija i tyre temperatur me prekje rëndom të ballit, me prekje të fytyrës etj. Po ashtu kemi disa llojet të termomentrave dhe vendeve se ku mund të matet temperatura, siç është matja orale, aksillare, rektale, matja në vesh po ashtu edhe matje e temperatures frontale ose në ballë.
Llojet e termomentrave
Kemi termomentra siç janë:
- Termometri digjital,
- termometër prej letre,
- termometër të zhivës etj.
Faktorët që ndikojnë në temperaturën e trupit janë:
- Mosha
- Gjinia
- Ushtrimet dhe aktivitetet
- Emocoinet etj.
TRAJTIMI I TEMPERATURËS SË LARTË
Nëse fëmija ka temperaturë të lart por ende ushqehet, pi, ose luan, ai /ajo mund të mos ketë nevojë për barna.
Këshillë:
- Visheni fëmijen tuaj me rroba më të lehta ose largoni rrobat për të mundësuar humbjen e nxehtësisë me anë të lëkurës.
- Përdorë batanije të lehtë nëse fëmija ndjen të ftohtë ose ka rrënqethje. Jepni fëmijes tuaj lëngje, ujë për të parandaluar dehidrimin.
- Mbaje fëmijen qetë sepse aktivitetet ngrisin temperaturën trupore. Shmangju friksionit me alkool sepse ai për momentin e ftohë dhe absorbohet përmes lekures dhe mund të shkaktohet helmimi i lëkurës.
Trajtimi me barna bëhet në momentin që këto procedura të cekura më lart nuk kanë treguar rezultat, atëherë kërkojmë ndihmë nga mjeku.
Me ndihmën e mjekut dhe këshillat që do i merni pastaj, do përdorni edhe barnat. Antipiretikët për temperaturë ipen në bazë të moshës dhe peshës së fëmijes, dmth, mjeku ju rekomandon se çfarë sasie e barit duhet t’i ipet fëmijes.
Ju dëshiroj shëndet!/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”