SI TË LEHTËSONI DHIMBJET E KOKËS NË SHTATZËNI: Ato janë kryesisht të padëmshme dhe ja kur duhet të kërkoni ndihmën mjekësore

Shkaqet e dhimbjes së kokës në shtatzëni

“Dhimbjet e kokës gjatë shtatzënisë mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, të cilët përfshijnë ndryshimet hormonale, ndryshimet në presionin e gjakut, stresin, lodhjen, dehidratimin dhe infekcionet urinare”, gjithashtu shkaktarët mund të jenë edhe ushqimet e caktuara ose mungesë e gjumit.

“Dhimbjet e kokës që ndodhin në fillim të shtatzënisë shkaktohen kryesisht nga një rritje e vrudhshme e hormoneve. Simptoma të tjera që lidhen me shtatzëninë, si të vjellat në mëngjes dhe lodhja, të cilat çojnë në dehidrim, mund të nxisin edhe dhimbje koke”.

 

Çfarë u ndihmon gratë shtatzëna kur kanë dhimbje koke

Mund të mos jetë e mundur të parandalohen plotësisht dhimbjet e kokës gjatë shtatzënisë, por disa strategji mund të ndihmojnë që ato të bëhen më të ralla ose më të lehta.

 

Pini mjaftueshëm ujë – kjo është e rëndësishme për shëndetin e gruas shtatzënë dhe foshnjës në përgjithësi, por mund të ndihmojë edhe kur bëhet fjalë për dhimbje koke.

Hani vakte të balancuara – kjo do të thotë që ju të ushqeheni shëndetshëm dhe rregullisht në mënyrë që sheqeri në gjak të jetë stabil, sepse ngritja e sheqerit mund të ndikojë edhe në dhimbje koke.

Shmangni situata stresuese stresin – përdorni disa teknika relaksimi që do t’ju ndihmojnë të çlironi një pjesë të stresit të akumuluar.

Flini mjaftueshëm – pushimi është i rëndësishëm gjatë shtatzënisë dhe një pushim në një dhomë të errët mund të lehtësojë simptomat e dhimbjes së kokës. Sigurisht, është e rëndësishme që të flini mjaftueshëm.

Identifikoni shkaktarët – kushtojini vëmendje nëse disa ushqime që mund të ndikojnë, aromat e forta dhe përpiquni t’i shmangni ato.

Përdorni lecka të ftohta – ju këshillojmë të vendosni lecka të ftohta në ballë ose qafë për të lehtësuar dhimbjet e kokës gjatë shtatzënisë.

 

Nëse asgjë nga këto teknika të lartë cekura nuk ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, kërkoni këshillën e një mjeku dhe mos merrni kurrë ilaçe pa konsultën e profesionistëve.

 

Kur një dhimbje koke gjatë shtatzënisë tregon diçka më serioze

Dhimbjet e kokës gjatë shtatzënisë zakonisht nuk janë shkak për shqetësim, por ndonjëherë ato mund të tregojnë diçka më serioze.

“Nëse diçka ju shqetëson dhe dhimbja e kokës është e fortë, e vazhdueshme ose e shoqëruar me simptoma si turbullim i shikimit, marramendje, ënjtje të ekstremiteteve apo rritje të presionit të gjakut, nëse nuk ndalet as me pushim dhe hidratim, atëherë duhet të kërkoni ndihmë profesionale. ”.

Gjithashtu duhet të konsultoheni me mjekun nëse bashkë me dhimbjen e kokës vëreni shenja konfuzioni, ndjenjë dobësie, ndjesi shpimi gjilpërash, probleme me të folurin ose temperaturë të lartë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts