Si të ndihmoj fëmijën të zhvilloj të folurit?

Pyetje:

Përshëndetje, ju lutem a mund të më jepni disa këshilla se si mund të ndihmoj fëmijën tim në zhvillimin e të folurit që të kem kujdes tani si bebe dhe kur fillon të rritet?

Përgjigje:

Përshëndetje, është pyetja më e mirë që një prind mund të bëj dhe të filloj punën më fëmijën e tij. E rëndësishme është që të bazoheni te mosha e fëmijës dhe të veproni në bazë të nevojave të tij. Po ia u paraqes disa këshilla të përgjithshme. Ju mund ta inkurajoni fëmijën tuaj të zhvilloj të folurin duke: -Duke bërë fytyra dhe zhurma (tinguj) të ndryshëm dhe tërheqës që nga dita e lindjes së fëmijës, -Luajtja e lojërave interaktive si peek-a-boo dhe këndimi i këngëve për fëmijë, -Shikimi i librave me figura që në moshë të re- nuk keni pse të lexoni fjalët, thjesht flisni për atë që mund të shihni, -Inkurajojeni fëmijën të bëj imitimet e tingujve të thjeshtë dhe gjestet përkatëse për moshën

-Duke folur ngadalë dhe qartë dhe duke përdorur fjali të shkurtra dhe të thjeshta – nëse fëmija juaj tashmë është duke folur, provoni të përdorni fjali që janë 1 ose 2 fjalë më të gjata se fjalitë që ai përdor vetë. Për shembull, nëse fëmija juaj përdor fjali me 3 fjalë, bisedoni me ta në fjali me 4 ose 5 fjalë

-Tregoni fëmijës për çdo aktivitet që ju po e bëni

-Lëreni fëmijën tuaj të udhëheqë bisedën dhe ndihmoni ata të zgjerojnë mendimet e tyre, -Jepini fëmijës tuaj shumë mundësi për të folur, me shumë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja

-Luani lojëra sa më shumë së bashku dhe zhvilloni biseda të ndryshme në bazë të asaj që po bëni.

Poashtu ka edhe gjëra që mund të përpiqeni t’i shmangni, në mënyrë që të ndihmoni zhvillimin e të folurit të fëmijës suaj:

-Shmangni testimin e fëmijës suaj, për shembull, duke pyetur ‘Çfarë është kjo?’, pasi fëmijët mësojnë më mirë pa presion.

-Mos e kritikoni fëmijën tuaj nëse ende nuk mund të shqiptojë një fjalë. Është më mirë ta përsërisni fjalën siç duhet vetë, për shembull, nëse fëmija juaj tregon një mace dhe thotë ‘Ma’ thuaj: ‘Po, është mace’.

-Zvogëloni zhurmën e sfondit si televizori, në mënyrë që fëmija juaj të dëgjojë dhe dëgjojë bisedat tuaja me anëtarët e tjerë të familjes.

-Përpiquni që fëmija të kaloj kohë minimale dhe të limituar para ekraneve dhe të kaloj kohë sa më shumë me bashkëmoshatar.

Logopede, Egzona Maloku/natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts