Si të parandaloni menopauzën e parakohshme?

Menopauza e parakohshme përkufizohet si ndërprerja e funksionit normal ovarian para moshës 40 ose 45 vjeç. Terapia hormonale mund të përmirësojë cilësinë e jetës për gratë që hyjnë në menopauzën e parakohshme, por lodhja kronike, mungesa e libidos, dhimbjet e kokës mbeten ende.

Kur vezoret ndalojnë prodhimin e vezëve dhe prodhimi i hormoneve ndalon, fillon menopauza. Është një proces natyral te çdo grua. Kjo rezulton në ndërprerjen e ciklit menstrual dhe humbjen e aftësisë për t’u riprodhuar.

Simptomat e menopauzës së parakohshme

Disa nga simptomat e menopauzës përfshijnë, djersitje të tepërt, pagjumësi, luhatje humori, lodhje dhe depresion. Është vetëm një funksion i orës biologjike femërore dhe nuk mund të parandalohet. Por ajo mund të shtyhet për një periudhë të caktuar kohore.

Simptomat e menopauzës së parakohshme janë të njëjta me ato të menopauzës, por tek disa gra ato mund të jenë më të lehta dhe tek të tjerat më të rënda.

Ekspertët pohojnë se ato zakonisht mund të njihen nga ciklet e parregullta, kohëzgjatja e shkurtuar ose e munguar e menstruacioneve, gjakderdhja e parregullt, djersët e ftohta, të gjitha këto janë shenja se vezoret po prodhojnë gjithnjë e më pak estrogjen.

Përveç këtyre simptomave, disa gra mund të përjetojnë tharje vaginale, ndjeshmëri dhe irritim gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të kenë probleme me urinimin dhe ndryshime fizike në trup si lëkura e thatë dhe joelastike, mund të ndodhin më shumë rrudha dhe flokë më të dobët.

Ja disa mënyra për të parandaluar fillimin e menopauzës së parakohshme:

Pesha trupore

Një nga mënyrat më të mira për të parandaluar menopauzën është rregullimi i peshës trupore. Menopauza është e njohur për të reduktuar metabolizmin e një gruaje me rreth 50 deri në 55 kalori në ditë. Ju mund të përpiqeni ta kontrolloni këtë luhatje duke reduktuar numrin e kalorive në dietën tuaj ose duke ushtruar, ushtrime të tilla si joga, vrapimi, noti apo aerobi, të cilat do të jenë gjithashtu të dobishme për shëndetin tuaj kardiovaskular.

Ushqyerja më e mirë menopauzale

Shmangni ngrënien e ushqimeve që rrisin simptomat e menopauzës. Këto janë ushqime me nivele të larta sheqeri, mielli i bardhë, ushqimet pikante, kafeina dhe kripa. Në vend të kësaj, zgjidhni një dietë me fibra të larta nga drithërat dhe perimet me gjethe jeshile. Sigurohuni që të përfshini kalciumin në dietën tuaj dhe të shmangni yndyrnat e ngopura.

Për të siguruar marrjen e mjaftueshme të proteinave, hani të gjitha llojet e mishit, qumështit dhe produkteve qumështore.

Menuja duhet të përfshijë peshq të detit si salmoni, dhe tuna sa më shpesh që të jetë e mundur, të cilat do t’ju sigurojnë acide yndyrore Omega 3.

Pirja e duhanit

Lënia e duhanit është mënyra më e mirë për të parandaluar rrezikun e menopauzës së parakohshme. Lënia e duhanit ka edhe shumë përfitime të tjera shëndetësore, pasi pirja e duhanit shkakton kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe osteoporozë.

Stresi – Shumica e grave të moshuara kanë shumë stres në jetën e tyre të përditshme. Një mënyrë e shkëlqyer për të parandaluar menopauzën është të shmangni faktorët e stresit që ju rrethojnë. Kujdesuni për veten duke fjetur të paktën tetë orë dhe duke pushuar dhe çlodhur mjaftueshëm.

Mundohuni të bëni ushtrime që qetësojnë mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj në të njëjtën kohë./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts