Si të veproj me djalin tim 6 vjeçar i cili urinon ende natën në shtrat?

Pyetje:

Përshëndetje

Ju lutem më ndihmoni si të veproj me djalin tim 6 vjeçar i cili urinon ende natën në shtrat?

Ditën është I mërzitur dhe ndihet I vetmuar, ju lutem më ndihmoni.

 

Përgjigje:

Pershendetje!

Urinimi i pavullnetshem gjatë natës në vitin e gjashte të jetës kërkon gjithmonë një ekzaminim të detajuar të sistemit urinar (për infeksione dhe anomali).

Nuk e di deri me tani cfare egzaminimesh keni realizua.

Është e vërtetë që ekzistojnë barna efektive për trajtimin e këtij çrregullimi, por para përdorimit të tyre është e nevojshme të përcaktohet nëse ka çrregullime organike që janë shkaku i këtij fenomeni.

Teoritë rreth gjumit “të renduar ” kanë pak justifikim. Për të filluar, bëni një ekzaminim të përgjithshëm të urinës dhe urinokultures dhe EHO të traktit urinar të djalit.

Te gjitha keto mund ti realizoni dhe besoj do te ju ndihmoj ta zgjidhni kete problem.Ne polikliniken NATAL kemi trajtuar dhe trajtojme me sukses shume nga keto raste dhe jemi mjaft te kenaqur me rezultatet.

Aspekti psikologjik eshte i nenkuptuar qe do te jet i renduar te nje djale qe ka urinim te pavullnetshem gjate nates.

Posa te zgjidhet problemi i urinimit do te permisohet edhe kjo ceshtje .

Dr.Ismail Lutolli spec Pediater

Subspecialist Hemtalog-Onkolog,/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts