Si të veproni me një një fëmijë kokëfortë?

Nuk mund të ndryshosh fëmijën tënd, por mund të bëni disa veprime në mënyrë që fëmijët të kenë mundësinë të mësojnë për të njohur veten e tyre dhe të jenë versioni më i mirë i vetes brenda kufijve që vendosni.

Rregulli i parë që duhet të ndiqni si prind është të jeni shumë të qartë dhe të qëndrueshëm kur vendosni kufij të cilat nuk shkelen pavarësishtë nëse fëmija pëson momente zemërimi.Në raste të tilla ofroni fëmijës mbështetje dhe ngrohtësin tuaj: “E shoh që je vërtet i zemëruar. Sa është i lartë zemërimi yt në një shkallë nga 1 deri në 10? Çfarë mund të bëjmë së bashku që të ndihesh më i relaksuar? A dëshiron të bëjmë një shëtitje së bashku? A dëshiron të bisedojmë për atë që ndien?”

Me këtë qasje, ju mundësoni fëmijës tuaj të ndihet i sigurt dhe i pranuar. Sa më shumë që fëmija ndihet i sigurt, aq më shumë do rritet dëshira për t’ju dëgjuar.

Hapi tjetër është vendosja e rregullave të qarta

Si familje, ju të gjithë duhet të uleni së bashku dhe të vendosni rregullat, tri rregulla të thjeshta që janë një llojë udhëzimi dhe që vendosin kufij për sjelljen që mund të zbatohen për të gjithë: kur jemi me miq, në shkollë, dhe në shtëpi. Këto tri rregulla janë: siguria, mirësia dhe respekti. Bëjini të ditur fëmijës se nëse sjellja e tij nuk përqon mirësjellje respekt dhe siguri– atëherë kjo sjellje nuk është e natyrshme është jonjerëzore.
Ne i trajtojmë të tjerët ashtu siç ata na trajtojnë, dhe duke i trajtuar të tjerët ashtu siç dëshironi që të tjerët t’ju trajtojnë nuk do të ketë konflikte dhe mosrespekt.

Mos u bëj agresiv ndaj sjelljes së tyre implusive ti nuk je armiku i fëmijës tënd

Ndërkohë kur fëmija është i padëgjueshëm dhe mosrespektues mos reagoni vrullshëm sepse futeni në një luftë për pushtet .

Si një i rritur që ka mësuar gjithçka për sigurinë, mirësinë dhe respektin, është përgjegjësia juaj t’i bindni fëmijët dhe t’u thoni atyre se jeni këtu për ta, që t’i dëgjoni dhe se roli juaj si prind nuk ju jep të drejtën të silleni me agresivitet ndaj fëmijëve tuaj, shembulli i vetëkontrollit është detyra e juaj si prindër.

Çelësi i suksesit në këto momente është trajtimi i fëmijës si një individ, një person që zhvillon personalitetin e tij mbi të cilin ndikon, por nuk kontrollon. Nuk është çështje të detyrojmë një fëmijë të hajë perime, të ndajë lodrat e tij apo të bëj detyrat e shtëpisë. Bëhet fjalë për t’u mësuar fëmijëve se meritojnë të jenë versioni më i mirë i vetes dhe të zgjedhin të hanë perime, të ndajnë lodra ose të bëjnë detyrat e shtëpisë sepse kjo ua mundëson atyre të jenë të aftë dhe më të mirët për veten e tyre./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts