Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute
Shkaktohet kur ënjtja, dëmtimi apo irritimi brenda tunelit karpal bën presion mbi nervin median që kalon nëpër tunelin karpal.
Nervi median është përgjegjës për lëvizjen e parakrahut dhe u jep ndjesi shumicës së gishtërinjve dhe duarve.
Simptomat e sindromës së tunelit karpal përfshijnë:
-dhimbje të kyçit që përshkruhet zakonisht nga pacientët si një goditje e mprehtë, djegëse ose një dhimbje e vazhdueshme që vjen nga brendësia e kyçit
-ndjesi shpimi gjilpërash
-mpirje
-dobësi si vështirësi me përdorimin e duarve gjatë aktiviteteve të përditshme jetësore sidomos për të mbajtur ose kontrolluar objekte, si mbajtja e telefonit, kapja e timonit, mbajtja e një stilolapsi etj.
Shkaktari është presioni i vazhdueshëm mbi nervin median në tunelin karpal.
Sindroma e tunelit karpal trajtohet në mënyrë konservative pra me fizioterapi, bartjen e splintit, medikamemte, si dhe në menyrë kirurgjikale.
Bartja e splintit, veçanërisht gjatë natës ndikon në zvogëlimim e simptomeve te tuneli karpal.
Me anë të splintit ruhet pozita neutrale e kyçit, duke zvogëluar kështu presionin mbi nervin median. Fizioterapia është faktor i rëndësishëm për trajtim, që rekomandohet për sindromën e tunelit karpal. Ushtrime specifike të zgjatjes të forcimit, elekzroterapia, termoterapia etj, ndihmojnë në uljen e presionit në nervin median në kyçin e dorës. Ju mund të i lehtësoni simptomet tuaja duke bërë disa nga ushtrimet si më poshtë:/natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”