Smoothie i gjelbërt – Një pije e shëndetshme dhe freskuese për ditët e nxehta

Dr Ismail Lutolli, Specialist pediatër,
Subspecialist Dietolog– Nutricionist
Subspecialist Hematolog- Onkolog

Përbërësit:

  • Disa gjethe spinaqi
  • 3 karota mesatare
  • 3 kërcelli i gjethes së majdanozit
  • 3 kërcell selino me gjethe
  • Pak xhenxhefil të integruar
  • 3 mollë mesatare
  • Një pjesë të vogël nga limoni
  • 1.5- 2 dcl ujë ne varesi te shijes qe deshirojme

Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe përzieni mirë. Molla duhet të jetë e qëruar, limoni gjithashtu merret vetëm një rrisk e vogël, dhe jo më shumë. Shërbejeni menjëherë.

Vlerat shëndetsore:
Ju jeni duke marrë një përbërje me vlera të larta ushqyese dhe energjetike.

Spinaqi:
Përmbanë nivele të larta të kaliumit dhe hekurit, duke u renditur si një ushqim i shkëlqyer për trurin. Spinaqi është i mbushur gjithashtu me antioksidantë, si dhe përmbanë folate, magnez, vitamina E dhe K. Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese, si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut në përgjithësi.

Karrota:
Karrota është e pasur me substanca shumë të nevojshme për bebin tuaj. Përmban vitaminë A (karroten), B, C dhe E, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj.
Kërrcelli i gjethës së majdanozit
Majdanozi është jashtëzakonisht i pasur me antioksidanse, siç janë beta-karoten, luteolin, apigjen, likopen dhe alfa-karroten. Poashtu përmban vitamina dhe minerale kyçe si vitamina A, C dhe K, folat, hekur dhe kalcium.

Selino:
Është një perime me kalori të ulët me vetëm 16 kalori për 100 gram, pra bën pjesë në mesin e ushqimeve me indeksin glikemik shumë të ulët. Përmban të gjitha komplekset e vitaminës B, vitamina C, vitamina A, vitamina E, minerale; kalcium, natriumi, alkaloid apiin, asparagin, vajra esenciale. Përveç antioksidantë të njohur, të tilla si vitaminë C, selino përmban shumë komponime të tjera mjekësore që mbrojnë qelizat nga dëmtimi, enët e gjakut dhe organet e brendshme.

Molla:
Molla përmban shumë vitamina dhe minerale të nevojshme për organizmin e bebit. Ajo përmban natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, sheqer dhe dallohet për vitaminat A, B dhe C.

Limoni:
Ka një numër përbërësish duke përfshirë flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet, prezenca e lartë e vitaminës C e cila ndikon në përmirësimin e shpejtë të proceseve inflamatore dhe shërimin e shpejtë nga problemet e traktit respirator. Nje rol shumë të rëndësishëm edhe në ngritjen e imunitetit që në mënyrë direkte ka ndikim mbi sistemin e frymëmarrjes./FamiljadheShendeti/

Shumica e ingridientëve janë në ngjyren e gjelbërt, dhe ngadhenjen kjo ngjyrë edhe në produktin final, andaj quhet
“SMOTHIE I GJELBËRT”,/natalmedia.com/ 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

 

SHPËRNDAJE:

Related posts