Tre mineralet më të rëndësishme për funksionin e tiroides

Jodi është thelbësor dhe i pazëvendësueshëm për funksionimin e gjëndrës tiroide.

Mund ta gjejmë në kripën e tryezës dhe prodhimet e detit.

Përveç jodit, seleniumi është gjithashtu i rëndësishëm për funksionimin e gjëndrës tiroide. Seleniumi është i rëndësishëm për enzimën që merr hormonin T4 dhe e shndërron atë në formën aktive të T3.

Njerëzit që kanë mangësi të selenium në trup mund të përjetojnë simptoma të hipotiroidizmit, pra pasojat e funksionit të reduktuar të tiroides, pavarësisht se vlerat e hormoneve T3 dhe T4 janë brenda kufive të normales.

Burimet më të mira të seleniumit janë arrat e Brazilit

Seleniumi mund të gjendet edhe në drithëra dhe fruta deti.

Vetëm një arrë e Brazilit mund të plotësojë më shumë se 100 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të selenium.

Lista e mineraleve të dobishme për funksionimin e gjëndrës tiroide përfshin edhe zinkun.

Zinku është i rëndësishëm për funksionimin e duhur të hormoneve tiroide dhe është veçanërisht i dobishëm brenda qelizave ku hormonet thyroide ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Mungesa e zinkut në trup mund të ndodhë tek duhanpirësit, diabetikët, gratë shtatzëna, atletët gjithashtu kanë një nevojë për rritjen e dozës së zinkun. /natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts