Mundimet e mëngjesit në shtatëzani është një nga mundimet më të pakëndshme të shtatzënisë, e përjetuar nga 50 deri në 70 për qind e grave. Edhe pse nuk zgjat gjithë shtatzëninë, por mesatarisht rreth 17 javë, mund të jetë shumë e pakëndshme për nënën e ardhshme. Megjithatë, duke zgjedhur ushqimet e duhura dhe duke menduar pozitivisht, mund të zvogëloni ndikimin e hormoneve që shkaktojnë të përziera.
Ekspertët këshillojnë të konsumoni xhenxhefil, i cili është vërtetuar se redukton të përzierat, si dhe limonin, i cili mund të qetësojë stomakun tuaj. Rekomandohet që të hani ushqime të thjeshta që nuk janë shumë pikante.
Është shumë e rëndësishme që të hani rregullisht dhe të mos i anashkaloni kurrë vaktet, veçanërisht mëngjesin.
Mbani gjithmonë ujë ose limonadë në çantën tuaj, si dhe disa ushqime të lehta
Përgatitni vetë lëngun e limonit kundër të vjellave në shtatzëni
Kur keni të përziera, shtrihuni dhe pushoni sa herë që të keni mundësi
Ekspertët thonë se mund t’ju ndihmojë të shpërqëndroni vëmendjen dhe të mos mendoni për atë që ndijeni, gjë që mund të jetë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por me të vërtetë mund të ndihmojë.
Lexoni një libër ose një gazetë, bëni një shëtitje ose rregulloni apartamentin tuaj në mënyrë që të mos ju shqetësojnë të përzierat./natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”