Uji me hudhër – pije çudibërëse për shëndetin tonë

Kjo pije e ngrohtë me hudhër ka shumë përfitime për organizmin dhe për përgatitjen e saj më e rëndësishmja është që hudhra të jetë e freskët, për shkak të efektit të alicinës, e cila ka efekt “më  fortë se antibiotikët”. Ne kemi një recetë, dhe përgatitja është shumë e thjeshtë.

Uji me hudhër përdoret për të përmirësuar shëndetin, duke pasur parasysh efekte e dobishme që ka hudhra.

Hudhra është përdorur që nga kohërat e lashta si një ilaç tejet i dobishëm për shëndetin, dhe uji me hudhër është një mënyrë tjetër për ta shtuar këtë pije në dietë  tuaj. Duhet të theksohet se një pije e tillë  është e pazakontë për shumë njerëz, mirë por uji me hudhër është bërë mjaft i popullarizuar në industrinë e shëndetit dhe fitnesit.

 

Për çfarë përdoret uji me hudhër?

Uji me hudhër është një pije e përgatitur nga hudhra dhe uji. Konsumimi i një pije të ngrohtë  me hudhër ka shumë përfitime për trupin dhe pretendohet se zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si:

 

Infeksionet bakteriale

Studime të shumta konfirmojnë sehudhra ka veti antibiotike, të cilat ndihmojnë në luftimin e një game të gjerë të viruseve, baktereve dhe kërpudhave, sepse përmban një përbërës të njohur si sulfid dialil. Ky përbërës është 100 herë më efektiv në luftimin e Campylobacter-it antibiotikët. Kjo baktere njihet kryesisht për shkaktimin e infeksioneve të zorrëve të shkaktuara nga ushqimi. Pra, një filxhan ujë me hudhër mund të ndihmojë në parandalimin e veprimit të baktereve në zorrë, duke pasur parasysh përfitimet e vetive antibiotike të hudhrës.

Ftohjet dhe kolla

Uji me hudhër përdoret për të parandaluar ose trajtuar kollën dhe ftohjen. Studimet tregojnë se përdorimi i rregullt i hudhrës mund të zvogëlojë shpeshtësinë e ftohjes tek të rriturit.

Së mundjet kardiovaskulare

Uji me hudhër mund të jetë gjithashtu i mirë  për zemrën pasi hudhra mund të ndihmojë në reduktimin e disa faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare. Për shembull, një studim zbuloi se konsumimi i ekstraktit të hudhrës ul nivelet e kolesterolit “të  keq” LDL, triglicerideve dhe presionit të gjakut, faktorë i rrezikut për sëmundjet e zemrës. Në mënyrë të ngjashme, konsumimi i ujit me hudhër mund të jetë i mirë për zemrën pasi mund të parandalojë dëmtimin e qelizave dhe të zvogëlojë ndërtimin e pllakave në arterie.

Kanceri

Hudhra përmban përbërës organosulfurik që shkaktojnë vdekjen e qelizave në glioblastoma, të cilat janë një lloj tumori i trurit. Konsumi i hudhrës së papërpunuar është lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit të mushkërive.

Përgatitja:

Qëroni dy ose tre thelpinj hudhër të freskët

Shtoni qepën në një filxhan ujë  (rreth 2.5 dl)

Kur uji të vlojë, zvogëloni nxehtësinë dhe vazhdoni të zieni ujin me qepen derisa qepa te zbutet ose derisa te shpohet lehte me pirun

Lëreni të ftohet dhe më pas konsumojeni

Mund t’i shtoni pak lëng limoni, majdanoz ose mjaltë, nëse dëshironi të përmirësoni shijen. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts