Ushqimet e pasura me melatonin, shtojini në dietën tuaj për gjumë më të mirë

Melatonina në formën e suplementeve dietike rekomandohet për personat që kanë probleme me gjumin.

Pse nevojitet melatonina?

Mungesa e gjumit ka një ndikim negativ në shëndetin tonë. Pagjumësia rrit rezistencën ndaj insulinës, e cila mund të përparojë në diabet. Ajo gjithashtu mund të çrreguloj hormonet e urisë, që do të thotë se ju mund të jeni në gjendje të hani më shumë se zakonisht.

Ndërsa njihet më së shumti si një ndihmës për gjumin, melatonina ka një numër përfitimesh të tjera të mundshme shëndetësore:

Ka pak prova se melatonina është efektive kundër pagjumësisë kronike.

Meqenëse melatonina është një hormon, fëmijët nuk duhet ta marrin atë pa miratimin e mjekut.

Ajo kontribuon në shëndetin e trurit tek të rriturit e moshuar. Nivelet e melatoninës bien natyrshëm me moshën. Studimet kanë zbuluar se melatonina mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.

Shëndeti i syve

Melatonina kryen disa funksione të vlefshme në syrin e njeriut. Melatonina ka treguar përfitime për ata që kanë degjenerim makular të lidhur me moshën. Studiuesit besojnë se niveli i ulët i melatoninës te të rriturit e moshuar mund të kontribuojë në këtë çrregullim.

Ushqimet që përmbajnë melatoninë

Kur bëhet fjalë për suplementet melatonin, disa ekspertë rekomandojnë një dozë prej rreth 0,5 deri në 3 miligramë për problemet që lidhen me gjumin. Doza më të larta mund të shkaktojnë përgjumje gjatë ditës. Shumica e bazave të të dhënave ushqimore nuk e rendisin sasinë e melatoninës në ushqim, por sipas hulumtimeve në dispozicion, këto ushqime janë burime të mira të melatoninës:

Qershi – Studiuesit kanë zbuluar se qershia rrit nivelet e melatoninës në trup dhe përmirëson gjumin. Mbani parasysh se lëngu i qershisë ka një përmbajtje të lartë sheqeri. Nëse e pini çdo natë, kjo mund të rrisë ndjeshëm marrjen tuaj të kalorive. Ngrënia e qershive në vend që të pini lëngun e tyre është një mënyrë më e shëndetshme për të marrë melatonin.

Vezë – Ndër produktet shtazore, vezët janë një nga burimet më të mira të melatoninës. Vezët përmbajnë proteina dhe hekur, midis ushqyesve të tjerë thelbësorë.

Qumësht – Qumështi i ngrohtë është pije e njohur tradicionale për pagjumësinë, kështu që nuk është për t’u habitur që është i pasur me melatonin.

Peshk – Peshku është një burim më i mirë i melatoninës se mishrat e tjerë. Opsionet më të mira janë peshqit e yndyrshëm si salmoni dhe sardelet, të cilat përmbajnë gjithashtu acide yndyrore – omega-3.

Arra – Arrat përmbajnë  sasi të mëdha të melatoninës. Arrat janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve, yndyrnave të shëndetshme omega-3 dhe mineraleve./natalmedia.com/

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts