Ushqimet që kanë një efekt të dobishëm në artrit

Termi artrit përfshin një grup sëmundjesh që shkaktojnë dhimbje, ënjtje dhe ngurtësi të nyjeve dhe prek njerëzit e të gjitha moshave. Ka lloje të shumta të artritit, nga të cilat më të njohura janë artriti reumatoid, sëmundja autoimune dhe osteoartriti

Për fat të mirë, shumë ushqime mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve. Për shembull, rezultatet e një studimi tregojnë se në 24% të pacientëve me artrit reumatoid, një diet e shëndetshme pati një ndikim pozitiv në simptomat e kësaj sëmundjeje.

Më poshtë ju sjellim një listë të ushqimeve që kanë treguar një efekt të dobishëm në simptomat e artritit.

Manaferrat

Manaferrat, boronica, luleshtrydhet, por edhe qershitë janë një thesar i lëndëve uqyese bioaktive që stimulojnë kolagjenin, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e kockave, muskujve, dhe nyjeve.

Brokolli

Nuk është sekret që brokolli është një nga perimet më të shëndetshmeqë njohim. Përmban sulforaphane, një substancë që studimet kanë treguar se zotëron veti anti-inflamatore.

Hudhra

Hudhra ka veti të rëndësishme anti-inflamatore, dhe konsumi i këtij ushqimi të dobishëm është madje i lidhur për të reduktuar zhvillimin e osteoartritit.

Xhenxhefil

Edhe pse duhen kryer më shumë studime, kërkimet e mëparshme tregojnë se xhenxhefili zvogëlon simptomat e artritit.

Vaj ulliri

Është vërtetuar se vaji i ullirit zvogëlon inflamacionin, mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të artritit dhe disa kërkime madje tregojnë se mund të ngadalësojë zhvillimin e tij dhe të lehtësojë simptomat.

Peshqit

Një dietë e pasur me peshqi të yndyrshëm si salmoni, skumbri dhe sardelet ka një efekt dobiprurës në reduktimin e simptomave të kësaj sëmundjeje. Pikërisht, peshku yndyror është i pasur me acide yndyrore omega -3 dhe vitaminë D, të cilat ndikojnë në reduktimin e inflamacionit dhe lehtësimin e simptomave të artritit.

Spinaqi

Është i pasur me antioksidantë, si kamferoli, i cili është vërtetuar se redukton inflamacionin dhe ngadalëson zhvillimin e osteoartritit./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts