Maska me vaj peshku
Ilaçi më i mirë në luftimin e rrudhave padyshim se është vaji i peshkut. Ai përmban një sasi të madhe të vitaminave A dhe E, të cilat përshpejtojnë procesin e rigjenerimit të lëkurës, si dhe e bëjnë atë të lëmuar dhe elastike.
Përzieni vajin e peshkut me lëng limoni – mjafton vetëm një lugë çaji. Aplikojeni në lëkurë, prisni 20-30 minuta. Lani fytyrën me çaj kamomil të përgatitur paraprakisht.
Maska me vaj peshku dhe mjaltë largon në mënyrë të përkryer rrudhat e thella
Përzieni një lugë çaji vaj peshku me të njëjtën sasi mjalti. Me lëvizje të lehta aplikojeni këtë përzierje në fytyrë dhe mbajeni për 20-30 minuta. Më pas hiqeni maskën me ujë të ngrohtë. Aplikojeni këtë maskë dy herë në javë dhe së shpejti do të shihni rezultatin e dëshiruar.
Vaji i pastër i peshkut është mjeti më efektiv për të hequr rrudhat rreth syve
Dermatologët rekomandojnë që të aplikohet para gjumit. Mjafton ta mbani në lëkurë për 20 minuta dhe më pas ta shpëlani me ujë./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjoh en, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjoh en, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”