Vajza 5 vjeçare ka probleme në artikulim?

Pyetje:

Përshëndetje!

Vajza ime tani është 5 vjeç e 10 muaj, ajo flet kupton, është e zgjuar por problemi i saj është se nuk po flet qartë, shumë shkronja i ndryshon, disa nuk i thotë, mund të heq shkronjat në fjalë dhe pastaj po i tingllon një e folur e pakuptimt ose e folur si bebe, a duhet të trajtohet tani vajza nga logopedi?

 

Përgjigje:

Përshëndetje, fëmijët mbi moshën 5 vjeç duhet të kuptohen plotësisht nga të tjerët, ende tolerohen disa keqartikulime të tingujve si r, rr por jo të jenë të pakuptueshëm për të tjerët. Kjo është e rëndësishme pasi fëmija po rritet dhe aftësia për të komunikuar qartë i ndihmon fëmijët të rrisin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin e tyre. Nëse njerëzit i kërkojnë gjithmonë një fëmije të përsërisë fjalët pasi që fëmija nuk kuptohet ai mund të shmangë të flasë dhe të angazhohet me të tjerët. Kur një fëmijë është mbi 5 vjeç, mesazhi i asaj që ai dëshiron të thotë duhet të shfaqet qartë përndryshe mund të kemi të bëjmë me çrregullim të artikulimit i cili kërkon trajtim. Në këtë rast fëmija duhet të vlerësohet nga logopedi për të gjetur shkaktarin dhe duhet të fillohet trajtimi sa më parë për të arritur artikulim në nivel të duhur për moshën. Në shtëpi mos korigjoni apo kritoni vajzën për të folurin sepse mund të shkaktoni probleme dhe me të mëdha por vetëm thuani saktë fjalët pas saj dhe ushtrimet adekuate që do të ia u rekomandoj logopedi. Logopede, Egzona Maloku

./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts