Vajza është e derës së huaj

“Ti je e derës së huaj ”, kur kujtoj ato fjalë të prindërve, edhe tani ndjej po të njejtin shtrëngim gjoksi, sikur atëher.

Ndjenjë faji shfaqej sa herë e shihja raportin e prindërve me vëllain tim, kujdesi ndaj të cilit ishte krejtësisht ndryshe nga kujdesi për mua… ndjenjë faji sepse unë isha femër sikur tisha djal do e gëzoja po të njejtin kujdes sikurse vëllau im.

Dhe unë…. Unë isha e shtëpisë së huaj… Dhe ajo ditë erdhi u martova dhe u largova në një shtëpi të huaj. Në një vend të huaj, me nga dy valixhe në secilën dorë, unë dhe burri im filluam nga e para, vetëm dhe pa ndihmën e askujt.

Ishte e vështirë, por me kalimin e kohës ia dolëm dhe u ngritëm përsëri në këmbë. Na pëlqeu jeta që kishim atje, dhe blejtëm shtëpinë tonë. Atë ditë, kur nënshkruam kontratën dhe morëm çelësat, shkuam menjëherë në shtëpinë tonë të re. Kur hymë, burri më dha çelësat dhe më tha “tani nuk je në shtëpi të huaj, tani kjo është shtëpia jote, bleva një shtëpi për ty që ta qetësoj zemrën tënde”.

“Tani kam shtëpinë time, por boshllëku që kam për shkak të mungesës së dashurisë nuk mund ta përmbush me asgjë”./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts