Pyetje:
Përshëndetje!
Kam vajzën e vogël 18 muajshe dhe të gjithë i thërret “Mami” pavarësisht se kush është, ajo e dallon kush është mami por jo edhe kur flet. A është shqetësuese, si duhet të veproj në këtë rast?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Kjo gjë nuk është shqetësuese vetëm se vajza ka fjalorin e kufizuar dhe për këtë arsye i thërret të gjithë “Mami”. Një fëmijë nuk duhet bërë kurrë të ndihet sikur po bën diçka të gabuar kur përdor një fjalë ose emër të gabuar, mos jeni kritikues me të unë do të sugjeroja një qasje më të butë në mënyrë që sjellja të korrigjohet natyrshëm.
Është e rëndësishme se kur ajo thërret një person tjetër me “Mami”, personi në fjalë të prek veten dhe të përgjigjet me emrin e tij, psh.”Urdhëro zemra e hallës” dhe jo të i thoni “Jo, unë nuk jam mami”.
Ata nuk e ngatërrojnë mamin me dikë ata thjesht duan që nevojat e tyre të plotësohen dhe ata e dinë se mami është ajo që zakonisht kujdeset për këtë. Pra, vetëm bisedoni më shumë me vajzën dhe kur e keni dikë afër prezantojani asaj, tregojini emrat dhe titujt e duhur që duhet të përdor.
Logopede, Egzona Maloku/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”