Ky studim është më shumë se vlerësimet e mëparshme që treguan se çdo cigare shkurton jetën e një duhanpirësi për 11 minuta. Vlerësimet e ekspertëve, të cilat tregojnë se çdo cigare çon në një mesatare prej 20 minutash humbje jete për të dy gjinitë, bazohen në shifrat më të fundit nga studimet afatgjata që monitorojnë shëndetin e popullatës.
Studiuesit nga Universiteti i Londrës thanë se dëmi i shkaktuar nga pirja e duhanit është «grumbullues» dhe sa më shpejt që një person ta lërë duhanin dhe sa më shumë cigare të shmangë, aq më gjatë jeton.
Një studim i ri nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social të Britanisë, rezultonë se nëse një duhanpirës heqë dorë nga pirja e duhanit për 7 ditë, mund të “parandalojë humbjen e një dite të jetës së tij”.
Autorët shtuan: “Një duhanpirës 60-vjeçar zakonisht do të ketë shëndetin të një 70-vjeçari që nuk pi duhan.”
Analiza, e cila do të botohet në Journal of Addiction, përfundon: «Ne llogarisim se, mesatarisht, duhanpirësit në Mbretërinë e Bashkuar që nuk e lënë duhanin humbasin afërsisht 20 minuta jetëgjatësi për çdo cigare që pijnë.»
Ekspertët thonë se lënia e duhanit në çdo moshë është e dobishme, por sa më shpejt që largoheni nga pirja e duhanit do të kontribuoni në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe shkalla e vdekshmërisë do të zvogëlohet./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”