Vuaj nga ankthi a mund ta kem dhimbjen e krahut nga ankthi?

Pyetje:

Përshëndetje kam një shqetësim me pihet krahu i majt çdo ditë dhe kam një ronim në gjoks, kam bo të gjitha analiza të kardiologu nuk kam lan analiz pa bo të gjitha kan dal mirë. Unë vuaj nga ankthi a mund ta kem dhimbjen e krahut nga ankthi. Jam i shqetësum teper a ka mundsi me m’tregu a mund të jetë nga ankthi kjo pasi edhe marramendje kom. Respekt, Faleminderit.

Përgjigje:

Përshëndetje!

Është shumë e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin fizik dhe emocional. Shqetësimet që ndjen, si shtrëngimi në gjoks apo problemet me frymëmarrjen mund të lidhen me shkaqe të ndryshme dhe është mirë që të beni një konsultë me mjekë specialist për të përjashtuar probleme të mundshme shëndetësore.

Për sa i përket anës psikologjike, është e rëndësishme të kuptoni se ndërveprimi mes trupit dhe mendjes është shumë i lidhur. Stresi, ankthi dhe tensioni emocional mund të shkaktojnë simptoma fizike të ngjashme me ato të problemeve shëndetësore të trupit dhe më poshtë janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni këtë situatë:

  • Mundohuni të relaksoheni dhe meditoni. Teknikat e meditimit dhe relaksimit mund t’ju ndihmojnë të ulni stresin dhe tensionin emocional. Provoni të merrni frymë thellë dhe ngadalë, duke e mbajtur frymën për një moment, pastaj e lëshoni ngadalë duke ndihmuar trupin të ulë tensionin që ndjen.
  • Aktiviteti fizik është një element i dobishëm jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për mirëqenien emocionale. Një mënyrë e mirë për të reduktuar stresin është të bëni një lloj ushtrimi që ju pëlqen, siç është ecja, noti, yoga apo dicka tjetër.
  • Mësoni teknikat e kontrollit të ankthit. Njohja e teknikave për të menaxhuar ankthin mund të ndihmojë në kontrollimin e simptomave. Teknikat si fokusimi në të tashmen, vizualizimet e qetësisë dhe kundërluftimi i mendimeve negative mund të jenë të dobishme.
  • Për të patur një pasqyrë më të qartë dhe të evidentuar të asaj që ju ndjeni, do ju sugjeroja të nisni të mbani një ditar. Shënimi i ndjenjave tuaja, mendimeve dhe emocioneve në një ditar mund të ndihmojë në identifikimin e modeleve dhe lidhjeve midis ndjenjave dhe simptomave të trupit Më pas, nëse ndjeni se stresi, ankthi dhe tensioni emocional po zgjasin në kohë dhe ndikojnë në shëndetin fizik dhe emocional ju ftoj te konsultoheni me një psikolog.

Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts