Zgjedhja e duhur i një korseti (shtrënguesi) pas lindjes!

Një korset pas lindjes është një pjesë e rëndësishme e veshjeve të shumicës së grave pas lindjes. Shumë njerëz mendojnë se ndihmon vetëm për të humbur peshë, por fakti është se roli i tij është shumë më i madh dhe shumë rëndësishëm.

Korseti pas lindjes

Korseti pas lindjes nuk është vetëm një rrip për dobësimin dhe shtrëngimin e lëkurës së tepërt. Në fakt, ka shumë lloje të ndryshme të korsetave që përdoren pas lindjes, secila me rolin e vet.

Korsetat pas lindjes mund të jenë:

  • mbështetje e shpinës për nënat që ndjejnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës pas lindjes;
  • ndihmon organet e dislokuara brenda barkut të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme;
  • mbështetje për barkun, shpinën dhe ijet;
  • ndihmon në rikthimin e figurës që kishte nëna para lindjes, etj.

Është më e rëndësishme të vishni korsetin gjatë ditëve të para pas lindjes, pasi do të ketë efektin më të madh. Më pas rekomandohet që të vishni korset si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës, ndërsa më vonë mund ta mbani vetëm gjatë ditës derisa të arrihet efekti i dëshiruar.

Në konsultim me mjekun do të merrni këshilla se kur dhe për sa kohë pas lindjes duhet të mbani korsetin. Kjo zakonisht është një periudhë prej 4 deri në 6 javë. Mjeku juaj, nëse ka një arsye mjekësore për këtë, mund t’ju ndalojë të vishni një shtrëngues pas lindjes.

Pas lindjes cezariane, korsetet nuk duhet të vishen derisa plaga të jetë shëruar plotësisht. Është e detyrueshme të kërkoni miratim nga mjeku juaj përpara se të filloni ta vishni atë. Korseti nuk duhet të përdoret gjatë natës pas një seksioni cezarian. Megjithatë, kur plaga shërohet, korseti mund të jetë shumë i dobishëm për gratë që kanë lindur me prerje cezariane sepse, është vërtetuar se:

  • zvogëlon ënjtjen e zonës së barkut si dhe largon tendosjen
  • parandalon lëvizjen e indeve për shkak të dhimbjes së tepërt
  • zvogëlon rrezikun e hapjes së qepjeve dhe në këtë mënyrë ndihmon në shërimin më të shpejtë
  • zvogëlon mundësinë e formimit të hematomës dhe edemës

Tani mbetet për t’iu përgjigjur pyetjes: “Si të zgjidhni një korset pas lindjes?”

Kujdesuni për sa vijon:

  • Efektiviteti – Sa funksione të dëshirueshme përmbush?
  • Rehati – A është komod kur lëvizni apo edhe kur pushoni?
  • Prakticiteti – A mund të vishet mbi rroba? A është e dukshme? A mund të përdoret ditën dhe natën?
  • Cilësia e materialit – A shkakton alergji dhe skuqje? A merr frymë lëkura nën të?
  • Cilësia e produktit- A ruan formën dhe karakteristikat e tij pas përdorimit intensiv?/natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts