Ndarja është më e lehtë për t’u kapërcyer duke menaxhuar sjelljen tuaj pa ngaarkuar fëmijët. Sepse ndarja e prindërve lë pasoja të mëdha tek fëmijëtë. Divorci është një nga ndodhit më stresuese që mund t’ju ndodhë në jetën tuaj, por sado që e keni të vështirë, para së gjithash duhet të mendoni dhe të mbroni fëmijët tuaj, të cilët janë në hendekun mes dy njerëzve që i duan.
Mos komunikoni mes vete përmes fëmijës tuaj
Shumë prindër përpiqen të komunikojnë përmes fëmijëve të tyre. Kjo shkakton stres të panevojshëm emocional dhe çon në një situatë që fëmija nuk mund ta kuptojë, zgjidhë apo negociojë. Posta elektronike, mesazhet sms këto ditë janë një mjet i shkëlqyeshëm për komunikim indirekt me ish-in tuaj. Kjo ju lejon të flisni për aspektet praktike të rritjes së një fëmije, pa u futur në pyetje të pakëndshme ose pa frikë nga hapja e plagëve të vjetra.
Një fëmijë nuk është psikoterapisti juaj
Fëmijët kanë nevojë të ndihen të mbrojtur dhe divorci i prindërve e kthen botën e tyre përmbys. Shmangni ndarjen e detajeve të divorcit ose ndjenjave të zemërimit ndaj ish-bashkëshortit tuaj me fëmijën tuaj. Pavarësisht nëse janë më të vegjël apo adoleshentë, fëmijët kanë nevojë për mbështetje dhe mirëkuptim për t’u përballur me ndjenjat e tyre, kështu që luani rolin tuaj si prind.
Kërkoni ndihmë për veten tuaj, nga profesionistë.
Ju po përpiqeni të bëni për vete fëmijën tuaj
Fëmijët duhet të ndihen të kuptuar dhe pas një divorci ndjenjat e tyre mund të jenë në krizë. Dëgjojini, lërini t’ju thonë se çfarë mendojnë dhe si ndihen edhe pse mund të jetë shumë e vështirë. Mos e kritikoni vazhdimisht ish-in tuaj. Kjo është kritika që fëmija juaj nuk mund ta kuptojë. Flisni për ndjenjat e tij dhe mbani mend se shërimi vjen përmes dashurisë./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”