A është klima e rrezikshme për gratë shtatzëna?

Ju sjellim 4 arsye bindëse pse nënat shtatzëna kanë nevojë për ajër të kondicionuar.

 Shtatzënia kërkon ajër të pastër

Nuk është e pazakontë që një grua shtatzënë të kalojë pjesën më të madhe të kohës në ambiente të mbyllura, veçanërisht gjatë tremujorit të fundit. Gjatë kësaj periudhe, cilësia e ajrit që thithni është shumë e rëndësishme për shëndetin e mirë madje edhe për mbijetesën e foshnjës në barkun e nënës si dhe për vetë shëndetin e nënës. Pa ajër të kondicionuar adekuat, ambienti i brendshëm mund të mos furnizohet mjaftueshëm me ajër të freskët dhe të pastër.

Përveç kësaj, ajri i nxehtë dhe i lagësht shoqërohet me rreziqe të shumta shëndetësore, veçanërisht sepse lagështia e lartë në ambiente të mbyllura ndikojnë në shfaqjen  e mykut.

 

 Nënat shtatzëna kanë nevojë për gjumë dhe rehati të mjaftueshme

Sipas një studimi të kryer nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Pitsburgut, ekziston një lidhje e madhe midis cilësisë dhe sasisë së dobët të gjumit gjatë shtatzënisë dhe komplikimeve neonatale. Sipas hulumtimeve, disa nga këto komplikime mund të përfshijnë peshën e ulët të fëmijës dhe lindjen e parakohshme.

Ka shumë studime të tjera kërkimore që sugjerojnë se gratë shtatzëna duhet të kenë gjithmonë gjumë cilësor gjatë gjithë shtatzanisë. Megjithatë, gjumi mund të bëhet vërtet sfidues kur temperaturat janë të larta gjatë netëve të verës dhe nuk keni një sistem ftohjeje.

 

 Ju djersitni shumë gjatë shtatzënisë

Përgjithësisht gratë shtatzëna shtojnë peshë gjatë shtatzënisë, një numër më i madh i grave do të kenë gjithashtu problem në ballafaqimin ndaj nxehtësisë gjatë kësaj periudhe. Për shkak të këtyre faktorëve, ju mund të djersitni më shumë sesa do ta konsideronit normale, gjë që mund të jetë mjaft e pakëndshme dhe irrituese. Një sistem kondicionimi mund t’ju freskojëpa pasur efekte anësore.

 

 Lëvizja e reduktuar gjatë 9 muajve

Për arsye të tilla si edema (e këmbëve dhe kyçeve), shtimi në peshë dhe ndryshime të tjera fiziologjike që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë, mund të preferoni të kaloni pjesën më të madhe të kohës në ambiente të mbyllura. Edhe pse rekomandohen ushtrime të moderuara si ecja e rregullt, një sistem klimatizimi i mirëmbajtur mund t’jua bëjë më të lehtë 9 muajt e qëndrimit në shtëpi, përpara ardhjes së të porsalindurit tuaj./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts