7 shenja që tregojnë se mund të keni probleme me zemrën

Këtu janë disa nga simptomat, por duhet të keni parasysh se këto simptoma mund të tregojnë edhe një numër sëmundjesh të tjera ose lodhje të trupit, kështu që vetëm një mjek mund t’ju japë diagnozën e duhur.

Ndiheni të lodhur

Ajo nuk manifestohet vetëm si lodhje e shkaktuar nga mungesa e gjumit, por si lodhje ekstreme. Lodhja është e ngjashme me atë të gripit, me ndryshimin se nuk ndalet kurrë. Shumë gra e shpërfillin këtë simptomë, sepse supozojnë se nuk kanë nevojë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dhe se është kalimtare. thotë dr. med. Suzanne Steinbaum, kardiologe në Heart and Circulatory Institute në Spitalin Lenox Hill në Nju Jork, shpjegon se lodhja ndodh si pasojë e mungesës së oksigjenit: «Zemra lufton dhe tendoset për të çuar oksigjen në trup.» Nëse kjo është e vetmja simptomë që keni, mos përfundoni menjëherë se keni probleme me zemrën.

Këmbët e tua janë të fryra

Ënjtje e këmbëve mund të ndodhë për arsyje të ndryshme të tilla si shtatzënia, venat varikoze (të cilat duken keq por nuk janë të rrezikshme) ose kur udhëtoni dhe keni lëvizshmëri të kufizuar.

Këmbët e fryra gjithashtu mund të jenë një shenjë e promlemit të zemrës, një gjendje kronike në të cilën zemra pompon gjakun në mënyrë të paefektshme. Ënjtje e këmbëve mund të ndodhë edhe kur valvula e zemrës nuk mbyllet normalisht”, thotë Michael Miller, MD, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Maryland. Miller thotë gjithashtu se disa ilaçe për tensionin e gjakut dhe diabetin mund të shkaktojnë edhe ënjtje.

Ënjtja e këmbëve që shoqërohet me zemrën zakonisht shoqërohet me simptoma të tjera që përfshijnë mungesën e frymëmarrjes dhe lodhjen. Nëse keni këto simptoma, konsultohuni me mjekun tuaj.

Ndjeni dhimbje ekstreme kur ecni

Nëse në muskujt e legenit dhe të këmbëve ndijeni dhimbje ndërsa ngjiteni, ecni, dhe ndiheni më mirë kur pushoni, mos ia atribuoni moshës (nëse jeni më të rritur), pasi kjo mund të jetë një shenjë e shtimit të pllakës në arteriet tuaja të enëve të gjakut (sëmundja periferike e arterieve). Është një gjendje që zhvillohet gradualisht, derisa ngushtimi i enëve të gjakut çon në dhimbje të shkaktuara nga mungesa e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit.

Ndjeni marramendje ose dhimbje koke

Kjo është një nga ato simptoma që mund të shoqërohet me një shumëllojshmëri të gjerë shkaqesh. Kjo simptomë mund të shkaktohet nga dehidratimi. Disa nga arsyet e tjera janë efektet anësore të ilaçeve, problemet me veshin e brendshëm, anemia por mund të jenë shenja për probleme të zemrës. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga bllokimet në arterie.

Depresioni

Depresioni është një nga sëmundjet që prek një numër gjithnjë e më të madh njerëzish. Edhe pse depresioni nuk është një shenjë se keni probleme me zemrën, por ka prova se mund të ndikojë në të. Mirëqenia mendore është e lidhur me mirëqenien fizike, shumë studime tregojnë se njerëzit që janë në depresion janë në një rrezik më të lartë të problemeve të zemrës.

Njerëzit që kanë faktorë të shumtë rreziku për sëmundjet e zemrës ose që tashmë kanë sëmundje të zemrës, kanë prirjen të zhvillojnë depresion. Depresioni është një arsye pse duhet të kërkoni ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Vuani nga migrena

Ndonjëherë dhimbja e kokës është vetëm një dhimbje koke. Por në disa raste, mund të tregojë një anomali kardiake.

Ankth i papritur, djersitje dhe të vjella

Papritur je në ankth, i djersitur dhe keni të vjella. Këto janë simptoma klasike të një sulmi paniku, por janë edhe simptoma të një ataku në zemër. Nëse ato shoqërohen me mungesë frymëmarrje, lodhje ekstreme e shoqëruar me dhimbje gjoksi që mund të ndihen (ose jo) në shpinë, shpatulla, krahë, qafë ose fyt, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts