Nëse keni lindur në maternitet, do të shkoni në shtëpi me dy të dhëna për peshën trupore të fëmijës – peshën e lindjes dhe peshën e daljes. Është shumë e rëndësishme të mbani mend këtë vlerën më të ulët, sepse nga ajo numërojmë çdo shtim të peshës pasuese – një nga treguesit e përparimit të fëmijës. Është normale që një i porsalindur të humbasë 5-7% dhe madje deri në 10% të peshës së lindjes, brenda pak ditësh pas lindjes. Nuk ka vend për panik! Me ushqyerje të mjaftueshme me gji dhe ushqyerje efikase dhe të plotë me gji, fëmija juaj së shpejti do të kompensojë humbjen dhe do të fillojë me rritjen më intensive gjatë katër muajve të parë të jetës.
@ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL