SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 28: MË THONË E KAM QUMSHTIN E GJIRIT TË HOLLË. A ËSHTË E VËRTETË?

Kemi dëgjuar të thonë e kam qumështin e hollë dhe për këtë fëmija nuk shton në peshë. Para së gjithash, është e rëndësishme të theksohet se një grua prodhon qumështin, i cili përbëhet kryesisht nga uji dhe ka një total deri në 5% yndyrë. Për shkak të mënyrës së çlirimit, qumështi ndryshon nga fillimi deri në fund të dhënies së gjirit. Fillimisht është me ujë për të ndihmuar fëmijën të shuajë etjen. Dhe më vonë më i yndyrshëm dhe më i ngopshëm. Ky ndryshim ndodh gradualisht gjatë ushqyerjes me gji. Shumica e grave nuk duhet të shqetësohen fare se çfarë lloj qumështi gëlltit foshnja, sepse kalimi do të ndodhë gradualisht.

 

 

@ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL

SHPËRNDAJE:

Të ndryshme