Shkruan: Olt Aliu
Fizioterapeut
TORTICOLLIS – (lat.: tortus = përdredhur, collum = qafë)
- Torticollis: i lindur
Paraqet pasojë të ndonjë sëmundjeje muskulare me pozitë abnormale të imponuar të kokës qysh nga momenti i lindjes.
Torticollis paraqet ënjtje ose kontrakturë të muskulit sternokleidomastoid, ose të dy dukuritë – të kombinuara, por në mungesë të çfarëdo ndryshimi skeletor, neurologjik ose oftamologjik. Mund të paraqitet edhe tek fëmijët më të rritur.
- SHKAQET: të shumëllojshme:
Supozohen: qëndrimi konstant i gabuar në fazën embrionale intraabdominale.
Më vonë pason asimetri e pjesës së pasme të kokës (plagiocephalie). Në rast të lëvizjes së kokës në anën e sëmurë, dukshëm vërehet ngërçi i muskulit sternokleidomastoid.
Tek një Torticollis i patrajtuar, mund të ketë një asimetri të fytyrës, si pasojë e ngecjes së fytyrës së sëmurë në zhvillim. Më vonë mund të ketë pasoja edhe në boshtin kurrizor – Skoliozë (lakesë) cervikale dhe torakale.
DIAGNOSTIKIMI DIFERENCIAL I TORTICOLLIS
Rentgen (frontal dhe anash) mund të konfirmojë ndryshime anatomike të boshtit kurrizor cervikal (Klipell-Fell Syndrome).
Ndezjet e ndryshme: angina me gjëndrra limfatike lokale, parotiti infeksioz mund të rezultojë me Torticollis.
Anomalitë e ndryshme të të pamurit, mund t’i imponojnë pacientit pozitë të fiksuar të kokës (për të parë më mirë) dhe deformimin e qafës (Torticollis muskular sekondar).
TORTICOLLIS MALPOZICIONAL:
Zakonisht në tre muajt e parë të jetës, si pasojë e qëndrimit të gabuar të kokës, por pa ndryshime të dukshme muskulare apo skeletore.
Trajtimi adekuat (ushtrime fizike, mënyrës së të ushqyerit). Kjo formë e Torticollis shërohet me sukses.
TRAJTIMI I TORTICOLLIS:
Funksion primar: fizioterapia. Ushtrime, zgjatje të muskulit sternokleidomastoid paralelisht të dy anët, me qëllim të shtimit të fuqisë së tyre – për ta drejtuar pozitën e qafës.
Nëse këto ushtrime nuk realizohen me kohë, më vonë do të nevojitet intervenim kirurgjikal në zgjatjen/relaksimin e këtij muskuli./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”