Jam shtatëzënë dhe dua të shkoj për pushime. Çfarë duhet të kem parasysh?

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

Para se të vendosni për pushime duhet të keni parasysh disa gjëra shumë të rëndësishme në lidhje me shëndetin tuaj dhe të papriturat e mundshme të shtatëzënisë. Duhet të mendoni në lidhje me vendin ku do të shkoni, udhëtimin, mjetin dhe kohëzgjatjen e udhëtimit.

Paraprakisht në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore dhe gjendjen e shtatëzënisë do të vlerësoje mjeku juaj që ju ndjek. Por, kur niseni ta keni parasysh që shkoni në një vend ku mund të shfaqen disa vështirësi dhe që shëndeti juaj dhe shtatëzënia mund të ju befasojë dhe askush nuk mund të ju sigurojë paraprakisht. Në çdo fazë të shtatzënisë ju mund të gëzoni disa ditë për shplodhje. Megjithatë më mirë do të ndiheni në tremujorin e dytë.

Tre muajt e parë të shtatzanisë janë shpesh të ngarkuar me shqetësime dhe me ankthin e një aborti. Në javët e fundit para lindjes, shumë gra ndjehen të rënduara në lëvizje. Megjithatë, zgjidhni me qetësi një qendër të përshtatshme për ju pushimi dhe shplodhje. . Kur vendosni për vendin për pushimet tuaja përllogariteni sa kohë ju duhet për transport deri te punkti më i afërt shëndetësor dhe kujdesi për shtatëzenat nëse ju fillojnë dhimbjet para kohe. Çfarë mund të bëhet nëse pa pritur ju fillon një gjakderdhje? A do të keni në afërsi një spital të mirë?

A ju sigurohet një trajtim i specializuar për fëmijën, në se lindni para kohe? Si është situata me infeksionet, vaksinat, profilaksinë kundër sëmundjeve ngjitëse ? Dhe jo pak e rëndësishme a i mbulon sigurimi juaj shëndetësor shpenzimet e kujdesit shëndetësor sepse bartin kosto të konsiderueshme dhe duhet të keni menduar paraprakisht.

Natyrisht, ju do të vendosni vetë, nëse doni, që si shtatzënë të rrezikoheni të gjendeni në situata të tilla dhe që pushimet tuaja të kthehen në një makth. Sigurohuni dhe shkoni në pushime për tu relaksuar.

Kujdes, në pishinë duhet të qëndroni disi e tërhequr, duke menduar rrezikun e infeksionit. Qëndroni më shkurt në sauna. Masazhet, gjymnastika e lehtë, yoga, noti ose gjymnastika në ujë, kujdesjet për trupin dhe aromaterapia, janë gjëra që ju ofrohen në qendra të tilla dhe që ju lejohet ti shijoni.

Mundësisht evitoni ndryshimet e mëdha në klimë, lartësi dhe kohë.

Aty ku do të qëndroni duhet të kërkoni kushte normale higjienike dhe mundësisht të mos ketë ndryshime ekstreme të traditës së ushqyerjes.

Mos bëni udhëtime aventurë ose shëtitje stresuese ku do të ju duhet të rrini për orë të tëra në këmbë.

Mos harroni to merrni me vete dokumentet e vizitave të shtazënisë për të pasur mundësi për tu gjykuar drejte dhe  më saktë gjendja juaj në rast nevoje për tu paraqitur te mjeku./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts