QËNDRIMI I MIRË DHE KUJDESI I SHTYLLËS KURRIZORE TE FËMIJËT

Shkruan: Olt Aliu

Fiziotreapeut

 

Zhvillimi dhe mbajtja e qëndrimit të mirë në fëmijëri dhe në adoleshencë janë të rëndësishme për një shëndet të mirë. Qëndrimi tek fëmijët mund të ndikohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë:

  • Nivelet e aktivitetit;
  • Mosha dhe gjinia;
  • Vetëbesimi;
  • Gjatësia dhe pesha;
  • Pajisjet për ndenje në shkollë dhe shtëpi;
  • Pesha dhe madhësia e çantës shkollore.

Qëndrimi i duhur në pozitën ulur dhe në këmbë është kur veshi, supi dhe kërdhokulla bien në vijë të drejtë kur shikohen nga pamja anësore.

KËSHILLA PËR QËNDRIM TË MIRË:

  • Sigurohuni që karrigia dhe tavolina të kenë madhësinë dhe lartësinë e duhur për fëmijën tuaj. Karrigia duhet t’u lejojë atyre që këmbët e tyre të prekin dyshemenë, ndërsa mbështetësja e shpinës duhet të sigurojë mbështetje nga pjesa e poshtme e shpinës deri te shpatullat.
  • Sigurohuni që çantat e shkollës të mbahen mbi të dyja supet dhe se gjërat më të rënda të jenë të paketuara afër shpinës së fëmijës.
  • Kufizoni kohën e televizorit dhe video-lojërave. Inkurajoni ecje, lëvizje dhe zgjatje të rregullta kur janë ulur për periudha të gjata në kompjuter ose duke bërë detyrat e shtëpisë. Ndryshimi i qëndrimit redukton lodhjen, tendosjen dhe dhimbjen e mundshme në muskuj, ligamente dhe kyçe. Periudhat e gjata ulur duhet të kombinohen me pozicione të ndryshme të tilla si qëndrimi në këmbë ose shtrirë në bark për të zgjatur shpinën e tyre.
  • Inkurajoni fëmijët tuaj të jenë fizikisht aktiv dhe të përfshirë në ushtrime të rregullta.

Konsultohuni me fizioterapeutin nëse fëmija juaj:

  • Ankohet për dhimbje të vazhdueshme të shpinës ose qafës që pengon gjumin ose aktivitetet e përditshme;
  • Rri në pozitë të shtrembër dhe nuk është në gjendje të qëndrojë drejt;
  • Duket se ka qëndrim të pabarabartë me një lakesë në shpinë kur qëndron në këmbë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts