“Pse njerëzit bërtasin kur janë të zemëruar?” – pyeti mësuesi nxënësit e tij.
Nxënësit menduan pak: “Ndoshta se na humbet durimi – prandaj bërtasim” – tha njëri.
“Por pse do të bërtisni nëse personi është pranë jush?” – pyet mësuesi – “a nuk është e mundur të flasësh qetësisht?”
Nxënësit dhanë disa përgjigje të tjera, por asnjëra nuk e kënaqi mësuesin. Më në fund ai tha:
“Kur dy persona janë në grindje, të zemëruar, zemrat e tyre largohen shumë. Prandaj duhet t’i bërtasin njëri-tjetrit, që klithma e tyre të kalojë distancën dhe të dëgjohet. Sa më të zemëruar të jenë, aq më shumë duhet të bërtasin, sepse distanca mes tyre po rritet”.
Pastaj mësuesi pyeti: “Çfarë ndodh kur dy njerëz bien në dashuri?” Ata nuk i bërtasin njëri-tjetrit, flasin me qetësi dhe butësi. Pse? Zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca mes tyre është shumë e vogël”.
“Dhe çfarë ndodh kur ata dashurohen edhe më shumë? Pëshpëritin dhe i afrojnë edhe më shumë në dashurinë e tyre. Më në fund nuk kanë më nevojë as për një pëshpëritje. Ata vetëm shikojnë njëri-tjetrin dhe kjo u mjafton. Kështu sillen njerëzit që e duan njëri-tjetrin”.
Ai përfundoi: “Kur jeni të zemëruar, mos lejoni që zemrat tuaja të shkëputen, mos thoni fjalë që mund t’ju largojnë më shumë, sepse mund të vijë dita kur distanca do të jetë shumë e madhe dhe nuk do të ketë më kthim.” /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia