Luleshtrydhet janë ende në vendin e parë në listën e frutave dhe perimeve që përmbajnë më shumë pesticide, pasuar nga spinaqi, lakra jeshile, zarzavate, nektarinat, mollët dhe rrushi, sipas të dhënave të Grupit të Punës për Mbrojtjen e Mjedisit për vitin 2021.
Foshnjat dhe fëmijët duhet të shmangin veçanërisht pesticidet sepse ato mund të jenë të dëmshme për zhvillimin e tyre.
Avokadot dhe misri i ëmbël janë më pak të ndotur nga pesticidet.
Kjo listë përfshin misër të ëmbël, qepë, bizele të ngrira, patëllxhan, brokoli, lakër dhe kërpudha, raporton CNN. Në listën e frutave më të pastra përfshihet ananasi, kivi, pjepri dhe avokado. Sipas raportit, avokadot dhe misri i ëmbël ishin më pak të ndotur dhe përmbanin më pak se dy për qind të mbetjeve të pesticideve.
“Pesticidet janë toksike dhe ju duhet të bëni gjithçka që mundeni për të reduktuar konsumimin e tyre dhe për të mbrojtur shëndetin e familjes suaj”, tha Jane Holihan, drejtoreshë e shkencës dhe shëndetit për Healthy Babies Bright Futures.
Grupi i Punës për Mjedisin e ka publikuar këtë raport çdo vit që nga viti 2004, duke përdorur të dhëna nga testet e kryera nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë për të renditur 46 ushqime që përmbajnë më shumë dhe më pak pesticide.
Disa pesticide janë kancerogjene për njerëzit
Në raportin e këtij viti, zarzavatet dhe lakra jeshile janë renditur si perime që përmbajnë sasi të mëdha pesticidesh. Testet zbuluan se këto perime shpesh përmbanin pesticidin DCPA, të cilin Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) e ka klasifikuar si një kancerogjen të mundshëm për njerëzit. Bashkimi Evropian e ndaloi atë në 2009.
Speci djegës, i cili nuk është testuar që nga viti 2012, ishte në vendin e dhjetë për herë të parë dhe 115 pesticide u gjetën në specat e vitit të kaluar.
Specat, portokallet, mollët, rrushi dhe qershitë janë shpesh të kontaminuara me pesticidin chlorpyrifos. Chlorpyrifos supozohej të ndalohej përgjithmonë në SHBA në vitin 2016, kur ekspertët e mjedisit përcaktuan se po dëmtonte fëmijët dhe punëtorët e fermave.
“Chlorpyrifos duhej të ishte ndaluar në SHBA dhe Evropë. Është neurotoksik dhe dëmton zhvillimin e trurit të fëmijëve”, tha Holihen.
Pesticidet mbeten edhe pas qërimit të frutave
Grupi i Punës për Mbrojtjen e Mjedisit testoi agrumet. Testi tregoi se dy fungicide, imazalil dhe tiabendazole, u shpërndanë gjerësisht në agrume dhe Holihen shpjegoi se këto fungicide mund të prishin përbërjen hormonale.
Fungicidi imazalil u gjet në pothuajse 90 për qind të mostrave të testuara të grejpfrutit, portokallit, mandarinës dhe limonit. Ajo që është edhe më shqetësuese është se fungicidet kanë depërtuar në mishin e frutit edhe pasi frutat janë qëruar.
Kris Novak, drejtor ekzekutiv i CropLife America, një shoqatë tregtare kombëtare që përfaqëson prodhuesit dhe shpërndarësit e pesticideve, tha se qytetarët duhet të konsumojnë një dietë të larmishme.
“Përfitimet e një diete të pasur me fruta dhe perime tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të ekspozimit ndaj mbetjeve të pesticideve”, tha Novak. /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia