Mos e shkatërroni burrërin e djemve tuaj!

Përgjegjësia, forca, guximi, vendosmëria janë cilësi që ne i lidhim me burrnin dhe që shumë prindër duan që këto cilësi t’i posedojnë djemtë e tyre.

Megjithatë, ndonjëherë nga dëshira për t’i rritur fëmijët tanë sa më mirë që të jetë e mundur, por ka momente që gjërat të mos shkojnë ashtu siç kemi planifikuar.

Megjithatë, shumë nëna harrojnë se lidhja emocionale mes fëmijës dhe nënës në tre vitet e para të jetës së fëmijës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e duhur të fëmijës. Nëse i kushtoni vëmendje dhe dashuri një fëmije në këtë moshë, do ta ketë më të lehtë të ndahet nga nëna dhe të kalojë në fazat e ardhshme të zhvillimit.

Nëse nëna është e ftohtë dhe nuk tregon shumë dashuri dhe vëmendje ndaj fëmijës, fëmija do të përpiqet ta mbushë atë boshllëk në moshën madhore. Psikiatri i famshëm amerikan Ross Campbell ka shkruar në librin e tij se dashuria e të dy prindërve është gjëja më e rëndësishme për një djalë.

Me siguri shumë do të thonë se nëse një baba është i rreptë me një fëmijë, ai do të rritet si një burrë i vërtet, por e vërteta është se sa më i rreptë të jetë një baba me djalin e tij do krijojë antiefekt në edukim. Është shumë e rëndësishme lidhja mes babait dhe djalit të tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për të shprehur dashuri dhe ndjenja.

Nëse një djalë rritet pa babanë e tij, ai mund të kompensojë llojin e komunikimit që i nevojitet me një burrë tjetër. Megjithatë, nëse një nënë i flet keq djalit të saj për të atin dhe për burrat në përgjithësi, kjo mund të ketë një ndikim negativ në zhvillimin e tij, gjithashtu do kemi të njejtin rezultat nëse babai është i pranishëm, por nuk merr pjesë në jetën familjare apo edukimin e fëmijëve.

Si rregull, nëna në një familje të tillë dominon, shtyp dhe zhvlerëson babanë dhe përgjithësisht menaxhon të gjitha. Djali ka nevojë për një burrë të fortë që të mund të jetë shembull për të, dhe nëse nëna flet keq për babain e djalit, ajo shkatërron imazhin e një burri në kokën e djalit.

Nëse prindërit thonë se ata donin vërtet një vajzë, por ata patën një djalë, atëherë edhe djali mund të refuzonte veten dhe natyrën e tij mashkullore dhe të fillonte të sillet si një vajzë. Nëse një nënë është shumë mbrojtëse ndaj djalit të saj, nëse nuk i jep atij lirinë për të qenë vetvetja, shpesh nëna të tilla e bëjnë djalin e tyre një bashkëshort toksik.

Nëse nëna ka marrëdhënie të këqija me burrin e saj ose nëse nuk ka burrë, atëherë atë rol ia cakton djalit të saj. Ajo pret që djali i saj të përmbushë atë që ajo praktikisht donte që burri i saj të përmbushte. Një mënyrë tjetër se si prindërit shkatërrojnë burrnin e djemve të tyre është kur ata tallen me ta, e më vonë me ëndrrat dhe dëshirat e tij. Ata i thonë se është i dobët nëse tregon ndjenjat e tij, ai nuk ka të drejtë të qaj sepse këtë e bëjnë vetëm vajzat, jo djemtë.

Fëmijët e vegjël thithin gjithçka rreth tyre dhe e kanë të vështirë t’i rezistojnë asaj që ju servohet.

Kështu, me kalimin e kohës, djali fillon të mendojë se nuk është i denjë dhe humbë besimin në vetvete dhe nuk shfaq cilësi mashkullore.

 

Mos harroni se burrat nuk lindin, ata edukohen. Ky proces është shumë i gjatë dhe i ndjeshëm. Prindërit janë figurat e para dhe më të rëndësishme në jetën e një djali dhe janë ata që formojnë personalitetin e fëmijës. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts