Studimet shpjegojnë përse gjyshërit dhe gjyshet i duan nipat dhe mbesat më shumë sesa fëmijët e tyre

Dashuria e gjysheve për nipat dhe mbesat e tyre është një nga më të sinqertat, më të bukurat dhe më të veçantat!

 

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gjyshërit që kujdesen më shumë për nipat dhe mbesat e tyre dhe kalojnë më shumë kohë me ta, jetojnë deri në pesë vite më gjatë, kurse studimi më i fundit dëshmon se nipat e mbesat që kanë një lidhje të ngushtë emocionale me gjyshërit e tyre kanë më pak të ngjarë të jenë në depresion në të ardhmen!

 

Lidhja midis gjysheve dhe mbesave është me të vërtetë e paçmuar.

Gjyshet e kanë zakon t’iu japin nipave dhe mbesave të tyre shumë dashuri, nganjëherë edhe më shumë sesa fëmijëve të tyre sikur Bright Side sjell arsyet pse ndodh kështu.

 

Sa më të moshuar janë njerëzit aq më të butë dhe më të zgjuar bëhen

Gratë më së shpeshti bëhen gjyshe kur ato tashmë e kanë jetuar jetën plotësisht. Përvojat e jetës i bëjnë ato të pjekura dhe të hapura për ndërtimin e marrëdhënieve kuptimplota me njerëzit e tjerë, duke filluar me nipat dhe mbesat e tyre duke pasur marrëdhënie të qëndrueshme dhe të forta emocionale.

 

Gjyshet kanë prioritet të ndryshme

Kur gratë bëhen gjyshe, prioritetet e tyre ndryshojnë. Fëmijët tashmë janë të rritur, gjyshet janë në pension dhe sigurisht që kanë më shumë kohë për të luajtur dhe mësuar nipat e mbesat, por edhe për t’u dhënë gjithë njohuritë dhe mësimet për një jetë të lumtur dhe të përmbushur.

 

Gjyshet nuk kritikojnë dhe qortojnë si prindërit

Lidhja midis fëmijës dhe prindit është e veçantë dhe e pathyeshme. Megjithatë, prindërit ndonjëherë mund të jenë shumë kritikë ndaj fëmijëve të tyre, duke çuar në grindje të vogla dhe frustrime te të dy palët.

Nga ana tjetër, gjyshet janë të buta dhe nuk i dënojnë nipat dhe mbesat e tyre për sjellje të keqe, siç mund të kenë bërë ato me fëmijët e tyre. Gjyshet gjithmonë përpiqen t’i përfitojnë nipat e mbesat e tyre, t’i përkëdhelin ata me dashuri dhe butësi, jo duke i ndëshkuar dhe kritikuar.

 

Për nipat dhe mbesat mund të bëjnë shumëçka që nuk kanë bërë për fëmijët e tyre

Gjyshet mund të bëjnë për nipat e mbesat shumëçka që nuk kanë pasur mundësi të bëjnë me fëmijët e tyre. Ato mund të kuptojnë se ku kanë gabuar gjatë rritjes së fëmijëve të tyre dhe të veprojnë më mirë për nipat e mbesat. Ato mund t’u tregojnë dashuri pa stresin, përgjegjësitë dhe shqetësimet që zakonisht kanë prindërit.

 

Roli i gjysheve është më pak stresues dhe i ndërlikuar se ai prindëror

Prindërit janë përgjegjës për pothuajse çdo aspekt të jetës së një fëmije, që nga nevojat themelore të jetës e deri te edukimi. Edhe pse roli i gjysheve është me të vërtetë i rëndësishëm, siç dëshmohet nga studime të shumta, gjyshet me siguri nuk kanë të njëjtat përgjegjësi si prindërit.

Roli i tyre është i përqendruar në sigurimin e mbështetjes emocionale, këshillave dhe dashurisë së pafund!/natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts