SI E USHQEN NËNA BALENË ME QUMËSHT GJIRI BEBEN E SAJ

 

Balena femër mban frytin e saj nga 9 deri në 16 muaj. Si rregull, balenat lindin nga një bebe, dhe nëse lindin binjakë, zakonisht njëra balenë e vogël vdes, sepse nëna nuk ka qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer të dy balenat e vogla.

 

Ushqyerja me gji është ndryshe nga dhënia e gjirit te një gjitar. Nëna balenë me një fjalë spërkat (hedh) qumështin në gojën e bebes së saj sepse balenat nuk kanë buzë, kështu që nuk janë në gjendje të thithin.

 

Ky qumësht ka një përmbajtje të lartë yndyre prej 50%, kështu që e bën atë të trashë dhe ngjitës dhe nuk tretet në ujë që të shpërndahet dhe humbet.

 

Periudha e ushqyerjes me gji është përgjithësisht e gjatë sikur dhe te një numër i madh i specieve më gjatë se një vit, kështu që lidhja e nënës me pasardhësit është jashtëzakonisht e madhe.

 

Te të gjitha llojet e balenave, vetëm nëna kujdeset për rritjen e të vegjëlve.

A nuk është çdo gjë e krijuar në mrekullinë e vet?/natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts