Nga Pukijana Geci -Psikologe dhe terapiste
Data 10 tetor është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si Dita Botërore e Shëndetit Mendor.
Shëndeti juaj mendor
mirëqenia juaj psikologjike, emocionale dhe sociale – ndikon në çdo fushë të jetës suaj. Të kesh shëndet mendor pozitiv ju lejon të përballeni në mënyrë efektive me stresorët e përditshëm të jetës, të komunikoni mirë me të tjerët, të merrni vendime të shëndetshme dhe ta jetoni jetën në plotëni.
Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik, janë të ndërlidhura njëra me tjetrën nuk ka ndarje, pasi secila e ndikon njëra-tjetrën.
Ndonjëherë, lufta për të tejkaluar çrregullimet psikologjike dhe emocionale mund ta bëjnë të duket sikur arritja e një gjendjeje të shëndetshme mendore është e pamundur. Por, trajtimi me kohë, përkushtim me profesionalizëm e bën të mundur këtë.
Është në rregull të mos jesh mirë, por nuk është në rregull të qëndrosh ashtu.
Mos ke frikë të kërkosh ndihmë
Çrregullimet kanë trajtim, ne duhet të punojmë në parandalim, të kërkojmë ndihmë, të mos i shtypim ndjenjat tona.
Të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit për çështjet e shëndetit mendor.
Kujdesi për shëndetin mendore është një shenjë e fuqisë, jo e dobësisë.”
Një shoqëri e shëndetshme e nis me ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për shëndetin mendor./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”