Gjërat që dëshironi që fëmijët tuaj të thonë për ju kur të rriten

Gjithmonë përpiqemi të jemi versioni më i mirë i vetes edhe pse jo gjithmonë ia dalim ta bëjmë këtë. Ndonjëherë në kuptimin e mirëfilltë pyesim veten se si na shohin fëmijët tanë dhe çfarë mendojnë në të vërtetë për ne, përveç se na duan vërtet

 

Asnjë fëmijë nuk do t’i thotë të gjitha këto gjëra për nënën e tij. Por lexoni këtë dhe zgjidhni disa që ju pëlqejnë. Pastaj punoni për të bërë përparim në ato fusha pikërisht deri në pikën kur fëmija juaj mund t’i thotë këto për ju një ditë.

Ajo gjithmonë ka ditur të më bëjë të ndihem mirë. Ajo gjithmonë nxirrte më të mirën tek unë.

Ajo më dëgjoi.

Ajo më besonte dhe unë i besova asaj.

Edhe kur nuk ishim dakord, nuk e vura në dyshim dashurinë e saj.

Ajo dinte të tregonte kur diçka nuk shkonte dhe më lejonte të shprehja ndjenjat e mia.

Ajo ishte e interesuar për interesat e mia.

Ajo dinte të argëtohej me mua.

Ajo gjithmonë dinte ti kuptonte ndjenjat e mia, por më mbante përgjegjëse për marrjen e vendimeve të duhura.

Ajo kurrë nuk nguronte të kërkonte falje dhe gjithmonë më falte.

Unë ndihesha gjithmonë i/e sigurt me të.

Ajo u lut për mua.

Ajo kurrë nuk më fajësoi mua.

Ajo ishte gjithmonë e sinqertë, edhe kur kisha nevojë të dëgjoja diçka të vështirë.

Ajo më inkurajoi të rritesha dhe të bëhesha i/e pavarur./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts