Maska për flokë të shëndetshëm

Një nga mënyrat më të mira për të mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm është përdorimi i maskave. Kur blini maska, përpiquni t’i përzgjedhni ato sa më natyrale, sepse vetëm maskat bimore kujdesen për butësi e flokëve.

Shumë efektive janë edhe maskat e bëra në kushte shtëpie e cila është një nga maskat më natyrale që do t’i ushqej flokët tuaj.

Për këtë maskë jashtëzakonisht të mirë, do t’ju duhet:

1 vezë

3 lugë vaj ulliri

lëngë nga gjysmë limoni

Kjo maskë aplikohet në flokë të thatë. Fërkoni flokët tuaj duke filluar nga rrënja, më pas i mbështillni flokët me një peshqir. Në këtë mënyrë, flokët ngrohen, duke lejuar përbërësit të veprojnë në flokët tuaj.

Pas një ore, flokët duhet të lahen tërësisht me ujë të vakët dhe shampon të butë. Ju mund ta përsërisni këtë të paktën një herë në javë./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts