Ekziston një procedurë e shkëlqyer që është një alternativë ndaj kirurgjisë plastike të shtrenjtë. Kjo maskë e mrekullueshme për ngritjen e fytyrës është në gjendje të fshijë disa vite nga fytyra.
Përveçse është ekonomike, efekti i tij është i barabartë me botox-in e famshëm. Maska është krejtësisht natyrale dhe në fakt e shtrëngon lëkurën edhe më mirë se Botoxi.
Për përgatitjen e kësaj maske do t’ju duhet:
1 e bardhe veze
1/2 lugë çaji lëng limoni
1/2 lugë çaji vaj kokosi
Përgatitja:
Merrni një vezë dhe ndani të bardhat nga të verdhat. Vendosni të bardhat e vezëve në një tas të vogël dhe rrihni derisa të krijohet shkumë e trashë. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe vajin e kokosit dhe rrihni sërish. Aplikojeni maskën në fytyrën e pastruar dhe lëreni të veprojë për 10-15 minuta. Kur maska të thahet, lajeni me ujë të ngrohtë ose me çaj kamomile.
Për të arritur rezultate optimale, mjafton të aplikoni këtë maskë 2 herë në javë.
Shumë prej jush që keni përdorur një maskë me të bardhë veze për të pastruar dhe shtrënguar fytyrën, tashmë i keni parë përfitimet e saj.
Përfitimet e vajit të kokosit për kujdesin e fytyrës në përbërjen e kësaj maske janë vërtet të shumta dhe me të drejtë mund të themi se ky vaj dita ditës po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar si në botë ashtu edhe në vendin tonë.
Përndryshe, përdorimi i vazhdueshëm i vajit të kokosit në vend të kremrave të natës është mënyra më e mirë për të parandaluar plakjen e parakohshme të lëkurës tuaj. Një sasi shumë e vogël e këtij vaji të mrekullueshëm është në gjendje të rinovojë lëkurën tuaj, duke e bërë lëkurën tuaj të përsosur më të pastër dhe më të bukur./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”