Ushqimet më të rëndësishme në shtatzëni për zhvillimin e foshnjës

Ushqimi gjatë shtatzënisë duhet të jetë i pasur me drithëra, fruta, perime dhe proteina. Ju sjellim një listë ushqimesh që do t’u sigurojnë të gjitha nënave të ardhshme ushqim cilësor, acid folik të mjaftueshëm, hekur dhe acide yndyrore omega-3

Gjatë shtatzënisë, rregullat e një diete të shëndetshme mbeten të njëjta: shumë fruta, perime, drithëra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Megjithatë, disa lëndë ushqyese gjatë shtatzënisë meritojnë vëmendje të veçantë.

 

Mish viçi

Aminoacidet në proteina ndërtojnë çdo qelizë në trupin tuaj dhe të foshnjës suaj. Ushqimet e pasura me proteina gjithashtu e mbajnë urinë tuaj ‘nën kontroll’ sepse stabilizon sheqerin në gjak. Mishi është një zgjedhje e shkëlqyer sepse është një burim hekuri që ndihmon foshnjën tuaj të furnizojë rruazat e kuqe të gjakut. Vëllimi i gjakut gjatë shtatzënisë mund të rritet deri në 50 për qind. Kjo është arsyeja pse anemia në shtatzëni është gjithashtu e zakonshme.

 

Thjerrëzat dhe spinaqi burime jashtëzakonisht të rëndësishme të acidit folik

Një nga vitaminat më të rëndësishme në shtatzëni është folati ose acidi folik, i cili ka një efekt të fortë mbrojtës kundër dëmtimit të tubit nervor, siç është spina bifida. Thjerrëzat janë të pasura me vitaminë B, si dhe proteina dhe hekur. Spinaqi, është është i pasur me hekur, vitaminë A dhe kalcium.

 

Kosi

Foshnja juaj ka nevojë për kalcium i cili ndihmon për zhvillimin e kockave. Bakteret e mira në kos mund të parandalojnë problemet e stomakut, por edhe infeksionet fungale që janë të zakonshme në shtatzëni.

 

Salmoni

Salmoni dhe sardelet janë të pasur me acide yndyrore omega-3, lloji më i rëndësishëm i DHA. DHA kontribuon në zhvillimin normal të syve dhe trurit.

 

Karotat dhe specat e kuq

Janë një burim i shkëlqyer beta-karoten. Ato janë gjithashtu një burim i vitaminave B6 dhe C, si dhe fibra për një tretje normale./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts