Leximi në çfarëdo forme është i nevojshëm dhe dobiprurës, mirëpor leximi i librave të shtypur ka një efekt më të mirë sesa librat elektronikë.
Në një studim në nivelin global janë përfshirë 600,000 fëmijë nga 30 vende të ndryshme të botës.
Ajo që treguan rezultatet, është se fëmijët që lexonin versionet e librave të shtypur kishin deri në 49 pikë më shumë sesa fëmijët që lexonin librat dixhital.
Gjithashtu, fëmijët që lexojnë versione të shtypura të librave raportojnë një nivel më të madh të kënaqësisë gjatë leximit si dhe më lehtë mbanin mend atë që lexonin.
Është e rëndësishme të theksohet se edhe në vendet ku lexohet më shumë nga librat dixhital – si abetare në Hong Kong, Malajzi dhe Tajvan – fëmijët që lexojnë libra në verzionin e shtypur tregojnë rezultate më të mira në provime.
Pse janë të rëndësishme njohuritë e këtyre shkencëtarëve?
Ekspertët thonë se fëmijët nga grupe më pak të privilegjuara dhe fëmijët e bullizuar nga shoqëria kryesisht zgjedhin libra elektronikë dhe gjithnjë e më pak libra të shtypur.
“Megjithëse e gjithë bota po përpiqet gjithnjë e më shumë për dixhitalizim, nevoja për një qasje ndaj librave të shtypur nuk është lënë pas dore, në mënyrë që të gjithë fëmijët të kenë kushte të barabarta për arsimin cilësor”. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”