Fëmija nuk po thotë fjalët që thoshte më parë, a do të thotë autizëm?

Pyetje:

Përshendetje!

Kam djalin 2 vjeç e 5 muaj i cili nuk po përdor më fjalët që i thoshte më herët. Kam lexuar se kjo lidhet me autizëm, a mendoni që kjo po ndodh edhe me djalin tim?

 

Përgjigje:

 Përshëndetje! së pari theksoj që është e pamundur të vlerësoj në këtë mënyrë drejtë dhe të them a ka të bëj me autizëm a po jo.

Kjo që thoni ju quhet një regres gjuhësor, pra kur fëmija ndalon së përdoruri një strategji komunikimi që kishte.

Disa fëmijë përjetojnë ndonjë regres afatshkurtër gjatë zhvillimit të komunikimit i cili ndodh për ndonjë arsye si psh., rezultat i ndryshimeve në jetë, ndonjë sëmundje, etj.,por kur nuk ndodh për ndonjë arsye gjithashtu mund të jetë një ndër elementet e shumta të autizmit (vetëm regresi gjuhësor nuk do të thotë autizëm, ka dhe shumë të tjera që duhet të vlerësohen, poashtu në këtë rast kemi të bëjmë me një moshë që nuk diagnostifikohet autizmi).

Kur regresi gjuhësor ndodh për shkak të autizmit ose për shkak të një vështirësie në zhvillim aftësitë gjuhësore nuk rishfaqen vet. Në këtë mënyrë rekomandoj që të drejtoheni tek një profesionalist për shqetësimin tuaj të vlerësoni fëmijën nga afër dhe të ndërhyni për çdo gjë që është e nevojshme.

Logopede, Egzona Maloku/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts