8 këshilla për t’i mbijetuar vapës gjatë shtatzënisë

Është veçanërisht e vështirë për gratë shtatzëna kur vjen vapa e verës. Këmbët e rënduara, dhe të fryera, marramendja janë vetëm disa nga shqetësimet me të cilat përballen shtatëzënat gjatë ditëve të verës.

 

  1. Pini shumë lëngje

Mënyra më e mirë për të reduktuar ënjtjen në krahët dhe këmbët është rritja e marrjes së lëngjeve. Sapo të zgjoheni nga gjumi, pini dy gota ujë me stomakun bosh dhe të paktën dy litra gjatë ditës. Së bashku me ujin, pini lëngje natyrale nga frutat dhe perimet, sepse shuajnë etjen, janë të pasura me vitamina dhe nxisin mikroqarkullimin.

  1. Noti

Është e rëndësishme të freskoheni, të largoni ndjesinë e rëndimit në këmbë dhe dhimbjet e shpinës. Gjatë notit, uji masazhon trupin, stimulon qarkullimin dhe përmirëson frymëmarrjen. Sigurisht, duhet të jeni të kujdesshëm për kohën e kaluar në ujë.

  1. Bëni gjumë të mjaftueshëm

Të gjithë kanë nevojë për pushim, veçanërisht gratë shtatzëna. Nëse nuk arrini të flini të paktën tetë orë gjumë gjatë natës, kompensoni atë gjatë ditës.

  1. Ecja

Rekomandohet një shëtitje e lehtë, por vetëm në mëngjesin e hershëm dhe në mbrëmje. Gjatë ditës, kur rrezet e diellit janë të forta, gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë larg diellit. Nëse qëndroni në det, mos u shtrini në diell të fortë, as nën çadër. Është më e zgjuar të qëndrosh në një pyll me pisha dhe të konsumosh limonadë të ftohtë ndërsa lexon një libër.

 

  1. Pushoni këmbët

Shtrihuni në dysheme dhe mbani këmbët lart në mur. Tashmë pas pesë minutash do të ndjeni lehtësimin në këmbët tuaja.

  1. Vishni të brendshme pambuku

Kur jashtë është vapë, djersitja në zonën gjenitale rritet, duke shkaktuar shqetësime si kruarje, rritje të sekrecioneve vaginale dhe djegieje. Sigurohuni që të vishni të brendshmet prej pambuku të pastër sepse lejon që ajri të kalojë dhe thith djersën.

 

  1. Kujdesuni për dietën tuaj

Ushqime të lehta dhe sa më shumë fruta e perime rekomandohen gjatë stinës së verës, mos e neglizhoni rregullin që vaktet tuaja duhet te jenë në sasi të vogla dhe të shpeshta .Një vakt ideal është një sallatë me oriz, perime të freskëta dhe mish të bardhë pule. Kjo pasohet nga një porcion me fruta të freskëta.

  1. Lehtesoni të ënjturat e këmbëve

Vendosni në ujë të ftohtë një ose dy lugë kripë deti, pak rozmarinë  dhe më pas vendosni këmbët tuaja për disa minuta do ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts