Pyetje:
Nëna ime është 62 vjeçe dhe para 4 muajve ka pas sulm në tru, dhe për një kohë ka qenë në gjendje pa vetëdije, ka qenë te Neurologu dhe mjeku i përgjithshëm disa herë për analiza dhe kontrolla të ndryshme dhe tani është më mirë, ka vetëdije, por problemi është se nuk thotë asnjë fjalë të vetme, vetëm ndonjë tingull apo zë, çfarë më këshilloni ?
Përgjigjet:
Sulmet në tru që e prekin aspektin e të folurit janë raste që medoemos kërkojnë një konsultë me Logopedin. Sulmet në tru, aksidentet, rëniet nga lartësia, traumat në raste të posaqme etj, janë prej shkaktarëve të ç’rregullimeve në komunikim, gjendje të cilat pas një kohe mund të rikuperohen, mirëpo nëse anashkalohen pasojat mund të jenë jo të lehta si për individin ashtu edhe për familjen, andaj sa më herët që lajmërohen te Logopedi do të jetë më mirë për rastin, në Aspektin Logopedik.
Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”